Presidenti amerikan Donald Trump sulmon sërish Kanadanë, duke rritur me 25 përqind tarifat mbi çelikun e aluminin që mbërrin nga ky vend në territorin amerikan.
Kjo rritje hyn në fuqi këtë të mërkurë. Trump ka sqaruar se ka ngarkuar Sekretarin e Tregtisë të shtojë tarifën me 25% të tjera duke nisur nga data 2 Prill, për automjetet, në mënyrë që industria dhe sektori i prodhimit automobilistik kanadez të falimentojë plotësisht.
Vendimi është bërë i ditur nga vetë Presidenti amerikan në rrjetin social Truth. Gjithashtu ai këmbëngul në planin e tij për aneksim të Kanadasë dhe shpalljen si shteti i 51 amerikan.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë bën të ditur se nëse Kanadaja nuk eliminon tarifat kundër SHBA, atëherë në datën 2 Prill tarifat do të jenë 50% ndaj tyre.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ottavës, sipas të cilit do ketë kundërpërgjigje nëse tarifat do të hyjnë në fuqi.
Klan News