Tashmë ka përfunduar takimi mes SHBA dhe Ukrainës në Arabi. Pas bisedimeve të sotme me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se “topi është tani në fushën e Rusisë”.

Rubio thotë se SHBA ka bërë një ofertë, të cilën ukrainasit e kanë pranuar, për të hyrë në një armëpushim dhe në negociata për t’i dhënë fund këtij konflikti në një mënyrë të qëndrueshme.

Ndërkohë SHBA do të heqë menjëherë pauzën për ndarjen e informacioneve të shërbimeve inteligjente dhe do të rifillojë ndihmën e saj të sigurisë për Ukrainën.

Ukraina thotë se është e gatshme të pranojë propozimin e SHBA-së për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor. Armëpushimi i propozuar do të ketë mundësi për zgjatje me marrëveshje të ndërsjellë të të dyja palëve.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, thotë se takimi ka ndarë detaje se si kjo luftë do të përfundojë përgjithmonë si dhe cilat janë garancitë për një siguri afatgjatë./tvklan.al