Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falenderuar Presidentin e SHBA, Donald Trump për bisedimet e suksesshme gjatë takimit të sotëm në Arabinë Saudite.
Zelensky përsërit se qëndrimi ukrainas është të pranojë propozimin e sotëm të SHBA-së për një armëpushim në qiell, det dhe në vijën e frontit.
Presidenti i Ukrainës thotë se e konsideron pozitiv këtë takim si dhe tani i takon Shteteve të Bashkuara të bindin Rusinë që të pranojë armëpushimin.
Zelensky shprehet se një pjesë e rëndësishme e bisedës sot ishte marrëveshja amerikane për të rifilluar shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën, teksa shton se Ukraina është gati për paqe.
Gjithashtu Zelensky ka nënvizuar se Rusia duhet të tregojë gatishmërinë e saj për të ndaluar luftën ose për të vazhduar atë, teksa ka falënderuar të gjithë ata që po ndihmojnë Ukrainën./tvklan.al