Kultura e debatit apo specializimit është një formë e specializuar e shkëmbimit të ideve mes dy ose më shumë personave. Mund të ndodhë shpesh që diskutantët të mos ndajnë të njëjtat mendime, por kjo është normale. Është e rëndësishme të thuhet se shpeshherë zgjedhja vjen përmes shkëmbimit të mendimeve, kjo bazuar në fakte të cilat hedhin ose mbrojnë hipoteza të caktuara.
Njohuritë mbi temën janë parësore për tu përfshirë në një debat, ashtu sikurse etika e të shprehurit. Asnjëherë nuk duhet të jepet një mendim mbi tema ku informacioni mbi të është zero. Përpara nisjes së një diskutimi apo debati është e udhës të mësohet mbi larmit e mendimeve që anëtarët të ndryshëm servirin dhe në këtë pikë gjykohet dhe dilet në një qëndrim personal mbi temën.
Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj personal dhe qëndrimin pro apo kundër, por gjithnjë mendimin faktojeni me fakte reale nga jeta dhe eksperienca juaj. Të jesh njeri i ditur është një gjë, por të dish ta shprehësh sa më pastër dhe në mënyrë bindëse mendimin është tjetër gjë. Shpesh nëpër debate shikojmë se si diskutohet mbi personin dhe jo mbi temën, gjë që çon në personalizime të situatave.
Të dhënat tregojnë se replikat e shpeshta ia ulin vlerën diskutimit për aq kohë sa përqëndrohen mbi njëri-tjetrin duke hequr kështu vëmendjen nga tema. Toni i përdorur gjatë diskutimit është gjithashtu i rëndësishëm. Në çfarëdo rrethane është e rëndësishme të mos humbasësh toruan, të ofendosh apo ironizosh mbi personin me të cilin diskutoni.
Zakonisht një nga format më të përdorura në diskutimet me etikë është kur njerëzit e përfshirë e nisin fjalën duke thënë: Unë mendoj se… Në vendin tonë kultura e debatit ndodhet në një fazë të formimit në vendin tonë. Për të diskutuar mbi këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Luan Hajdaraga, Denada Toçe, Fatos Lubonja, Andrea Stefani, Afrim Krasniqi, Mark Marku./tvklan.al