Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka sfiduar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij. Kryeministri Albin Kurti një ditë më parë në një intervistë televizive ka thënë se nuk i është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë Speciale për intervisim si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore, pasi ka guxim.

Isufaj ka thënë se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë dhe secili e ka për obligim ligjor t’i përgjigjet ftesave të prokurorisë. Ai tha se Sistemi Prokurorial dhe Sistemi gjyqësor nuk janë për të bërë skenarë. Ndërsa u përgjigj edhe rreth deklaratës së kryeministrit i cili prokurorët e speciales i ka quajtur  “kërmij”, dhe “lepuj”.


Tha se nuk kanë asgjë personale me këtë qeveri duke shtuar se janë 17 kallëzime penale ndaj ministrave aktual të qeverisë, por ende nuk është ngritur asnjë akt-akuzë.

Edhe Këshilli Prokurorial ka përkrahur Prokurorisë Speciale, në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor që ka duke thënë se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Tv Klan