Një shtëpi në Gramsh është kthyer në “mollë sherri” mes dy motrave,  Artës dhe Dëshirës. Arta e  a thirrur motrën në “Shihemi në Gjyq” duke e akuzuar se prej një viti e gjysmë e ka mashtruar. Dëshira i mohon këto akuza dhe gjatë përplasjes verbale mes  tyre,  thotë se “nuk ka motër”.

Tensioni është i nderë duke e vështirësuar shpjegimin e situatës. Më në fund, Arta merr fjalën dhe nis të tregojë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se i ka blerë shtëpinë  2+1 motrës, por nuk i ka rezultuar aq.

Arta: Prej një viti e gjysmë znj. Eni, ajo zonja atje që nuk mund t’i them zonjë…

Eni Çobani: Ti e ke motër, duhet t’i thuash motër në fakt, megjithatë i thua zonjë.

Arta: Shiti shtëpinë…

Eni Çobani: Shtëpinë e kujt?

Arta: Shtëpinë e saj në Shqipëri, në Gramsh, shiti shtëpinë, ia bleva shtëpinë për 2 dhoma e kuzhinë.

Eni Çobani: Ia ke dhënë paratë?

Arta: Po, ia kam dhënë paratë dhe kur më vijnë fëmijët që masin shtëpinë, nuk ishte për 2 dhoma e 1   kuzhinë.

Dëshira: Sa lekë të kam marrë për atë shtëpi? Sa pak lekë të kam marrë për atë shtëpi, përgjigju një çikë!

Arta: Sa më kërkove, të dhashë!

Dy motrat kanë versione të ndryshme të historisë duke dyzuar të pranishmit. Dëshira thotë se ia  kishin kërkuar shtëpinë me çmim më të lartë, por ajo preferoi t’ia jepte motrës. Arta shprehet se e bleu për të ndihmuar Dëshirën që të kryente operacionin në këmbë.

Dëshira: Ajo mos  të  vinte ta  blinte shtëpinë  time! Pë çfarë  e bleu shtëpinë time ajo? Mua ma kërkuan të tjerë edhe më shumë lekë dhe nuk e dhashë!

Arta: E bleva që të të ndihmoja ty të bëje operacionin moj!

Dëshira: Jo  moj zonjë jo, nuk është ashtu!

Arta: Të operoheshe ti, të bëheshe njeri, prandaj ta bleva unë!

Dëshira: Jo moj zonjë jo se unë e kisha shitur më shumë lekë! E kisha shitur me më shumë lekë!

Ardit Gjebrea: Po pse nuk e shite me më shumë lekë?

Dëshira: Nuk e shita se ma kërkoi kjo!

Eni Çobani: Nuk ta merrnin zonjë!

Arta: Nuk ia merrnin asaj dhe e mora unë shtëpinë se e dija se ishin 2 dhoma e 1 kuzhinë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë motra jote thotë që unë e mora për të të ndihmuar ty, unë ta dhashë për të të  ndihmuar ty. Cila është e vërteta?

Arta: E vërteta është se ajo do të bënte operacionin në këmbë.

Dëshira: Jo moj zonjë  jo!

Ardit Gjebrea: Cili është varianti  yt, pse ia shite motrës?

Dëshira: Sepse ajo ma kërkoi mua shtëpinë sepse rrinte në Greqi dhe kur vinte këtu nuk kishte ku të shkonte, nuk kishte shtëpi dhe më tha ma shit mua, po i thashë unë, hajde ta  marrësh. I dhashë letrat,  të gjitha në rregull. Tani se çfarë ka bërë komshiu, e ka mbyllur derën te muri dhe e ka hapur andej…

Ardit Gjebrea: Motra thotë që ta ka dhënë ty se do të bëje operacionin e të duheshin disa lekë…

Dëshira: Mua më mbështet libri në Greqi, aq lekë unë i kisha.

Sipas Dëshirës, ia ka dhënë shtëpinë në rregull motrës dhe nuk e di se ç’ka ndodhur me të. Kjo ngre  pyetje nga Arta që i thotë “po pse, e hëngra dhomën unë?” Për të sqaruar ngatërresën mes motrave,  ndërhyn Eni Çobani e cila i jep të drejtë Artës. Kjo e fundit ka dashur ta ndihmojë motrën dhe i ka blerë  shtëpinë me çmimin 2+1, por ka zbuluar se banesa e deklaruar si 77 metra katrorë, ka 15 metra katrorë më pak.

Eni Çobani: Zonja i ka kërkuar para për operacionin dhe zonja (Arta) duke e ditur që do të vinte një ditë  që ajo dhe paratë s’do t’ia jepte, i ka thënë unë para do të të jap, ti do të më japësh diçka garanci. Kanë bërë një kontratë shitblerjeje dhe zonja i ka blerë apartamentin sepse e dinte që zonja nuk i jepte më  para. Tani  apartamentin i thotë e kam 77 metra katrorë. Kur ka vajtur djali, i thotë, o mama, nuk ke 77 moj, ke 62, 15 metra më pak. Çmimin ia ka marrë për 2 e kuzhinë. Tani, kush ka mashtruar? Motra këtej  (Arta) apo motra këtej  (Dëshira)?

Ardit Gjebrea: Kush?

Eni Çobani: Sigurisht që motra këtej  (Dëshira) sepse ka pasur një certifikatë që është e vërtetë 77 metra,  por brenda e ka 62. Zonja nuk e mati kurrë apartamentin se nuk mund të mendonte ndryshe nga letrat./tvklan.al