#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Mashtrimi thyen lidhjen familjare: S’e pranoj për motër!


Arta ka kërkuar të përballet në “Shihemi  në Gjyq” me motrën e saj të madhe, Dëshirën. Sipas pretendimeve të saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo e ka ndihmuar motrën duke e marrë në Greqi,  por në këmbim është mashtruar. Arta thotë se mashtrimi ka vazhduar për një vit e gjysmë.

Në këtë pikë të shpjegimit, Dëshira i kundërvihet së motrës dhe të dyja përdorin një gjuhë të ashpër ndaj njëra-tjetrës. Dëshira arrin deri aty sa ta mohojë motrën e saj.

Dëshira: Kush të ka mashtruar ty? Kush të ka gënjyer ty? Një vit e gjysmë  të kam gënjyer unë ty?

Arta: Po, ti më ke gënjyer!

Dëshira: Turp të kesh! Dhe ta dish se ka Zot dhe ai Zot shikon lart! Zoti marrtë hak!

Eni Çobani: Dëshira, Zotin e kemi të tërë, por zonja thotë ke një vit e gjysmë që më mashtron!

Dëshira: Jo moj znj. Eni! Ajo më gënjen, ajo më mashtron mua!

Arta: Të dërgoj mesazhe, nuk lexon mesazhet.

Dëshira: Moj zonjë! Kam qenë në spital 1 vit! Kam lënë një fëmijë të sëmurë!

Arta: Edhe unë kam halle e probleme, nuk ka njeri pa halle e probleme!

Dëshira: Nuk janë njësoj problemet e mia me të tuat moj zonjë!

Arta: Nuk më intereson, mua përse më gënjeve, përse më mashtrove?

Dëshira: Nuk të kam gënjyer, nuk të kam mashtruar!

Arta: Ke një vit e gjysmë që më mashtron!

Dëshira: Kam qenë në spital me këmbën me hekur, një djalë e kam të sëmurë!

Arta: Nuk më merrje në telefon!

Dëshira: Nuk kisha kartë në telefon, nuk di unë të dërgoj as kartë, asgjë! S’kemi pasur telefona në atë  kohë, unë jam moshë e madhe! Nuk di të dërgoj mesazhe!

Arta: Mua nuk më intereson!

Dëshira: As mua nuk më intereson! Mua për çfarë më ke sjellë këtu te “E Diela Shqiptare”, për të më turpëruar mua? Unë që të rrita ty? Moj, të rrita, ke qenë një thelë mish moj! Më sjell mua këtu ti?

Arta: Po, të të sjell se çfarë fytyre je ti që më mashtron një vit e gjysmë?

Dëshira: Me të vërtetë e ke? Po ti, çfarë koke ke ti moj? Po ti sa gënjen, sa mashtron ti? Ti më ke  gënjyer!

Arta: Se të mora, se të kam ndjekur nëpër spitale, të kam ndjekur për dokumentet?

Dëshira: Më ke ndjekur nëpër spitale? Ke më të gënjesh?

Arta: Turp të kesh që më mashtrove! Turp të kesh ti, jo unë!

Dëshira: Ke më për të nxjerrë këtu? Do të më kujtosh edhe bukën që më more dhe më ushqeve 5 ditë në Greqi? Po ushqejmë qen e mace, dava motër për 5 ditë që më mbajte në shtëpi? Dhe më vjen ma shpërblen ti mua këtu?

Eni Çobani: Që të ka prurë këtu, znj. Dëshira, ka një hall dhe ka bërë shumë mirë që të ka prurë se të ka  prurë për ndërmjetësim. Tani si i drejtohesh motrës dhe i thua, jeni motra apo çfarë jeni?

Arta: Çfarë motrash jemi ne kur më mashtron, më ka gënjyer?

Dëshira: Unë nuk  e pranoj atë për motër!

Eni Çobani: Nuk është e rëndë kjo që i thua kësaj, s’të pranoj për motër?

Dëshira: Mund të jetë shumë e rëndë, por nuk është motra ime ajo!

Kush ‘e hëngri’ dhomën? 15 metra katrorë “mollë sherri” mes motrave


Një shtëpi në Gramsh është kthyer në “mollë sherri” mes dy motrave,  Artës dhe Dëshirës. Arta e  a thirrur motrën në “Shihemi në Gjyq” duke e akuzuar se prej një viti e gjysmë e ka mashtruar. Dëshira i mohon këto akuza dhe gjatë përplasjes verbale mes  tyre,  thotë se “nuk ka motër”.

Tensioni është i nderë duke e vështirësuar shpjegimin e situatës. Më në fund, Arta merr fjalën dhe nis të tregojë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se i ka blerë shtëpinë  2+1 motrës, por nuk i ka rezultuar aq.

Arta: Prej një viti e gjysmë znj. Eni, ajo zonja atje që nuk mund t’i them zonjë…

Eni Çobani: Ti e ke motër, duhet t’i thuash motër në fakt, megjithatë i thua zonjë.

Arta: Shiti shtëpinë…

Eni Çobani: Shtëpinë e kujt?

Arta: Shtëpinë e saj në Shqipëri, në Gramsh, shiti shtëpinë, ia bleva shtëpinë për 2 dhoma e kuzhinë.

Eni Çobani: Ia ke dhënë paratë?

Arta: Po, ia kam dhënë paratë dhe kur më vijnë fëmijët që masin shtëpinë, nuk ishte për 2 dhoma  e 1   kuzhinë.

Dëshira: Sa lekë të kam marrë për atë shtëpi? Sa pak lekë të kam marrë për atë shtëpi, përgjigju një çikë!

Arta: Sa më kërkove, të dhashë!

Dy motrat kanë versione të ndryshme të historisë duke dyzuar të pranishmit. Dëshira thotë se ia  kishin kërkuar shtëpinë me çmim më të lartë, por ajo preferoi t’ia jepte motrës. Arta shprehet se e bleu për të ndihmuar Dëshirën që të kryente operacionin në këmbë.

Dëshira: Ajo mos  të  vinte ta  blinte shtëpinë  time! Pë çfarë  e bleu shtëpinë time ajo? Mua ma kërkuan të tjerë edhe më shumë lekë dhe nuk e dhashë!

Arta: E bleva që të të ndihmoja ty të bëje operacionin moj!

Dëshira: Jo  moj zonjë jo, nuk është ashtu!

Arta: Të operoheshe ti, të bëheshe njeri, prandaj ta bleva unë!

Dëshira: Jo moj zonjë jo se unë e kisha shitur më shumë lekë! E kisha shitur me më shumë lekë!

Ardit Gjebrea: Po pse nuk e shite me më shumë lekë?

Dëshira: Nuk e shita se ma kërkoi kjo!

Eni Çobani: Nuk ta merrnin zonjë!

Arta: Nuk ia merrnin asaj dhe e mora unë shtëpinë se e dija se ishin 2 dhoma e 1 kuzhinë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë motra jote thotë që unë e mora për të të ndihmuar ty, unë ta dhashë për të të  ndihmuar ty. Cila është e vërteta?

Arta: E vërteta është se ajo do të bënte operaiconin në këmbë.

Dëshira: Jo moj zonjë  jo!

Ardit Gjebrea: Cili është varianti  yt, pse ia shite motrës?

Dëshira: Sepse ajo ma kërkoi mua shtëpinë sepse rrinte në Greqi dhe kur vinte këtu nuk kishte ku të shkonte, nuk kishte shtëpi dhe më tha ma shit mua, po i thashë unë, hajde ta  marrësh. I dhashë letrat,  të gjitha në rregull. Tani se çfarë ka bërë komshiu, e ka mbyllur derën te muri dhe e ka hapur andej…

Ardit Gjebrea: Motra thotë që ta ka dhënë ty se do të bëje operacionin e të duheshin disa lekë…

Dëshira: Mua më mbështet libri në Greqi, aq lekë unë i kisha.

Sipas Dëshirës, ia ka dhënë shtëpinë në rregull motrës dhe nuk e di se ç’ka ndodhur me të. Kjo ngre  pyetje nga Arta që i thotë “po pse, e hëngra dhomën unë?” Për të sqaruar ngatërresën mes motrave,  ndërhyn Eni Çobani e cila i jep të drejtë Artës. Kjo e fundit ka dashur ta ndihmojë motrën dhe i ka blerë  shtëpinë me çmimin 2+1, por ka zbuluar se banesa e deklaruar si 77 metra katrorë, ka 15 metra katrorë më pak.

Eni Çobani: Zonja i ka kërkuar para për operacionin dhe zonja (Arta) duke e ditur që do të vinte një ditë  që ajo dhe paratë s’do t’ia jepte, i ka thënë unë para do të të jap, ti do të më japësh diçka garanci. Kanë bërë një kontratë shitblerjeje dhe zonja i ka blerë apartamentin sepse e dinte që zonja nuk i jepte më  para. Tani  apartamentin i thotë e kam 77 metra katrorë. Kur ka vajtur djali, i thotë, o mama, nuk ke 77 moj, ke 62, 15 metra më pak. Çmimin ia ka marrë për 2 e kuzhinë. Tani, kush ka mashtruar? Motra këtej  (Arta) apo motra këtej  (Dëshira)?

Ardit Gjebrea: Kush?

Eni Çobani: Sigurisht që motra këtej  (Dëshira) sepse ka pasur një certifikatë që është e vërtetë 77 metra,  por brenda e ka 62. Zonja nuk e mati kurrë apartamentin se nuk mund të mendonte ndryshe nga letrat.

 “Dua lekët e mia!” Arta ‘tërbohet’ nga kundërshtimi i motrës, e shtyn me duar


Arta ndihet e gënjyer dhe e mashtruar nga motra e saj, Dëshira që ndodhet përballë në “Shihemi në Gjyq”. Gjithçka ka nisur me shitjen e shtëpisë në Gramsh të Dëshirës kundrejt motrës pasi i nevojiteshin para. Arta i është ofruar ta blejë banesën duke menduar se ishte 2+1,77 metra katrorë. Djali i saj ka zbuluar se në të vërtetë prona është 62 metra katrorë.

Siç shpjegoi Eni Çobani, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, në certifikatën e regjistrimit rezulton 77 metra katrorë. Pretendimi i Dëshirës është që në këtë shtëpië ka jetuar pikërisht me këto përmasa. Pas largimit e më pas rikthimit të saj, ka gjetur një mur dhe më pas marrjen e një dhome nga banesa origjinale.

Arta i thotë motrës që do t’i kthejë apartamentin dhe të marrë mbrapsht paratë. Dëshira thotë se nuk ia  jep paratë duke  shkaktuar një reagim të fortë nga motra e vogël.

Arta: Unë e mora shtëpinë për 2 dhoma e 1 kuzhinë, pagova për 2 dhoma e 1 kuzhinë. Unë dua të  marrë shtëpinë mbrapsht dhe të më japë lekët që kam punuar 32 vjet në Greqi për ato lekë! 32 vjet! Punoja në 3 punë, me 2 orë gjumë për të marrë atë shtëpi!

Dëshira: Para nuk ke për të marrë nga unë, të thashë njëherë! Para nuk kam të të jap!

Arta: Si s’do të marr lekët unë moj? Të marr unë lekët e mia? Po çfarë thua ti moj, s’do të marr unë lekët e mia? Si s’do të marr unë lekët e mia që kam punuar unë kaq vite për ato lekë?

Dëshira: Urdhëro, ja ku e ke! Ik bëje konfliktin!

Arta: Dua lekët e mia moj! Moj kam punuar kaq vite! Kam punuar kaq vite!

Dëshira: Ik andej!

Arta: Kam punuar kaq vite për ato lekë, dëgjon ti?

Dëshira: Ik se le nam po ik atje! S’ke turp s’ke!

Arta: Dua lekët se kam punuar! Turp të kesh ti!

/tvklan.al