Lidhja mes nënës e fëmijës është gjithnjë unike, por në rastin e Lilianës dhe Andreas ka edhe një karakteristikë tjetër. Ishte e qara e tij ajo që e ktheu Lilianën në jetë kur përjetoi gjendje kome dhe Andrea është pika e saj e dobët.
Djali është arsyeja pse Liliana ka ardhur nga Italia në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan sa i përkushtuar e i kujdesshëm është Andrea, si përpiqet që të jetë gjithnjë krah familjes. Liliana kërkon që ai ‘të çlirohet’ pak nga këto përgjegjësi dhe të jetojë të 20-at ashtu siç duhet.
Liliana: Andrea, nuk të shkonte mendja kurrë që do të isha unë?
Andrea: Unë e mendova dje në darkë sepse thashë okej ka ardhur mami, pastaj thashë të mos e mendoj shumë se nesër do e zbuloj kështu që shkova e fjeta gjumë.
Ardit Gjebrea: Mirë e bëre!
Liliana: Sot jam këtu zemra e mamit sepse e di që ti je një fëmijë shumë i mirë, shumë i edukuar dhe që mendon shumë për familjen, që nuk e harxhon lekun, që kudjesesh për çdo gjë për familjen. Ka ardhur momenti që ta shijosh edhe ti jetën ashtu siç duhet dhe ta realizosh dëshirën tënde që ke ti për këngën, muzikën, këtë kërkoj nga ti.
Këtë kërkesë të nënës, Andrea premtoi ta realizonte. Gjatë rrëfimit të saj, Liliana përmendi se Andrea shkruan këngë. Kur erdhi në studio, ai e konfirmoi duke thënë se ka realizuar disa këngë në italisht, por veç aq. Në programin ku realizohen dëshirat, Andrea mori një ftesë speciale nga drejtuesi i tij, Ardit Gjebrea.
Ardit Gjebrea: Po nuk i morëm premtimin Andreas! Mami kërkon që ti të shikosh pak jetën tënde, të dalësh, të shpenzosh paratë…
Andrea: Do ta bëj!
Ardit Gjebrea: Do ta bësh?
Andrea: Po, premtoj.
Ardit Gjebrea: Je e lumtur?
Liliana: Jam shumë e lumtur.
Ardit Gjebrea: Dhe të merresh me këngët.
Andrea: Patjetër.
Ardit Gjebrea: Dhe na i dërgo dhe ndonjjëherë të jesh i ftuar te “E Diela Shqiptare” për të realizuar këngët e tua, pse joj? Se te “Kënga Magjike” duhet në shqip, por nëse do në italisht, eja dhe na e interpreto në gjuhën italiane, s’ka asnjë problem. Të ftojmë, kur ta bësh gati na thuaj dhe vjen te rubrika “Të Panjohurit“ që është familjare edhe për ju. Ja ku u bë!/tvklan.al