Arta ndihet e gënjyer dhe e mashtruar nga motra e saj, Dëshira që ndodhet përballë në “Shihemi në Gjyq”. Gjithçka ka nisur me shitjen e shtëpisë në Gramsh të Dëshirës kundrejt motrës pasi i nevojiteshin para. Arta i është ofruar ta blejë banesën duke menduar se ishte 2+1,77 metra katrorë. Djali i saj ka zbuluar se në të vërtetë prona është 62 metra katrorë.
Siç shpjegoi Eni Çobani, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, në certifikatën e regjistrimit rezulton 77 metra katrorë. Pretendimi i Dëshirës është që në këtë shtëpië ka jetuar pikërisht me këto përmasa. Pas largimit e më pas rikthimit të saj, ka gjetur një mur dhe më pas marrjen e një dhome nga banesa origjinale.
Arta i thotë motrës që do t’i kthejë apartamentin dhe të marrë mbrapsht paratë. Dëshira thotë se nuk ia jep paratë duke shkaktuar një reagim të fortë nga motra e vogël.
Arta: Unë e mora shtëpinë për 2 dhoma e 1 kuzhinë, pagova për 2 dhoma e 1 kuzhinë. Unë dua të marrë shtëpinë mbrapsht dhe të më japë lekët që kam punuar 32 vjet në Greqi për ato lekë! 32 vjet! Punoja në 3 punë, me 2 orë gjumë për të marrë atë shtëpi!
Dëshira: Para nuk ke për të marrë nga unë, të thashë njëherë! Para nuk kam të të jap!
Arta: Si s’do të marr lekët unë moj? Të marr unë lekët e mia? Po çfarë thua ti moj, s’do të marr unë lekët e mia? Si s’do të marr unë lekët e mia që kam punuar unë kaq vite për ato lekë?
Dëshira: Urdhëro, ja ku e ke! Ik bëje konfliktin!
Arta: Dua lekët e mia moj! Moj kam punuar kaq vite! Kam punuar kaq vite!
Dëshira: Ik andej!
Arta: Kam punuar kaq vite për ato lekë, dëgjon ti?
Dëshira: Ik se le nam po ik atje! S’ke turp s’ke!
Arta: Dua lekët se kam punuar! Turp të kesh ti!/tvklan.al