OpenAI ka prezantuar një abonim prej 200 dollarësh në muaj të ChatGPT. Chatbot-i mund të përdoret në fushën e inxhinierisë dhe kërkimeve pasi kompania po kërkon që të zgjerojë aplikimin e teknologhisë në industri të ndryshme.
ChatGPT Pro është një shtojcë e abonimeve ekzistuese ChatGPT Plus, Team dhe Enterprise. Ai dëshmon edhe njëherë ambicien e kompanisë për të komercializuar teknologjinë që i dha hov Inteligjencës Artificiale.
ChatGPT Pro do të lejojë përdorimin e mjeteve më të përparuara të OpenAI, përfshirë hyrje pa limit në modelet e reja o1, o1 mini, GPT-4o. Abonimi përfshin edhe o1 pro, një version që përdor fuqinë kompjuterike për të kryer detyra të vështira.
OpenAI tha se o1 pro funksionon më mirë në nxënien e njohurive të matematikës, shkencës dhe kodimit krahasuar me versionet paraprake./tvklan.al