Për herë të katërt në karrierë, Kvicha Kvaratskhelia është shpallur lojtari i muajit në Serie A. Ylli i Napolit dhe Gjeorgjisë, kundërshtar i kombëtares shqiptarë mbrëmjen e 14 Tetorit ka fituar shumicën e votave të tifozëve të kampionatit italian për muajin Shtator.

Kvaratskhelia ka luajtur një rol të rëndësishëm te Napoli i këtij sezoni, duke e ndihmuar skuadrën që të kryesojë për momentin renditjen.

Me suksesin e tij të katërt si Lojtari i Muajit, anësori i Napolit bashkohet me Paulo Dybala në mesin e lojtarëve që e kanë fituar këtë trofe disa here. Formë që tremb jo pak kombëtaren kuqezi, e cila do të ketë përballë Gjeorgjinë e udhëhequr pikërisht nga 23-vjeçari.

Talenti gjeorgjian konsiderohet me tepër cilësi dhe që mund të vendosë gjithmonë ndeshjen, por edhe si një emblemë e përkushtimit e vendosmërisë së nevojshme për të arritur rezultate ambicioze. 

Klan News