Kvicha Kvaratskhelia mund të largohet nga Napoli në merkaton e verës. Negociatat për rinovimin mes sulmuesit dhe kklubit italian kanë ngecur dhe nga kjo mund të përfitojë Manchester United.

Gjeorgjiani duket si profili i duhur për skemën 3-4-3 të trajnerit Ruben Amorim. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, klubi anglez ka gati ofertën.

Manchester United ka gati një kontratë 5-vjeçare për Kvaratskehlia-n, me 9 milionë euro në sezon, së bashku me bonuset.

Nga një shitje e mundshme e sulmuesit, Napoli mund të përfitojë rreth 100 milionë euro, duke ditur se ende nuk ka një rinovim. /tvklan.al