Kvicha Kvaratskhelia do jetë lojtari i radhës që largohet nga Napoli. Sulmuesi gjeorgjian ka paralajmëruar klubin që kërkon eksperiencë të re, me teknikun Antonio Conte, i cili do humbas shumë cilësi në repartin ofensiv.
Marrëveshja aktuale e Kvaratskhelia zgjat deri në vitin 2027, me 23-vjeçarin që iu bashkua Napolit në Korrik 2022 dhe ndihmoi skuadrën të siguronte Scudetton e parë pas 33 vitesh.
Liverpool dhe PSG janë në gjurmët e futbollistit, me francezët që kanë shfaqur më shumë interes, madje duke propozuar ofertat. Ndërkaq, “The Reds” synojnë që të përforcojnë sulmin me një profil shumë interesant.
Kvaratskhelia u zgjodh lojtari i sezonit nga Serie A në vitin 2023. Napoli kryeson momentalisht kampionatin dhe kjo falë edhe kontributit të gjeorgjianit.
Ai ka shënuar deri më tani 5 gola dhe dhënë 3 asiste në 17 ndeshje ku është aktivizuar këtë sezon.