Fitorja e koalicionit opozitar PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet e 11 Majit, do e nxjerr vendin nga varfëria sipas kryedemorkatit Sali Berisha. Për të realizuar këtë premtim, Berisha thotë se do të realizohet duke rritur prodhimet vendase.

“Made in Albania, etiketa e prodhimit në Shqipëri do të përbëjë moton e krenarisë të betejës shqiptare. Duke vendosur në epiqendër të programit tonë, ekonomia, ekonomia, ekonomia, ne rikthehemi me fuqinë më të madhe për të vendosur në piedestal Shqipërinë që prodhon”, tha Sali Berisha.   

Zotohet për rrijet për pensioneve dhe pagave.

“Vendosjen e minimumit jetik 200 Euro, vendosja e rrogës minimale 500 Euro, e rrogës mesatare 1200 Euro. Rritja e pensioneve në 20%”, tha Berisha.

Ulja e çmimit të energjisë dhe pronës janë dy nga pikat e programit të PD.

“Ulja e çmimit të naftës me 30-40%, çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 gjer sot në 6 Lekë. Pjesëtimi me 5 i çmimit për pronën, do të japë një çlirim të menjëhershëm të shqiptarëve nga dhimbjet e skamjes ekstreme”, tha kryedemokrati Berisha.

Investimet në teknologji është një tjetër synim i PD, nëse rikthehet në pushtet.

“Shndërrimin e vendit në një epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Interneti 3, Bitcoin, kriptomonedha, Inteligjenca Artificiale”, tha Sali Berisha.   

Një përgjigje pati edhe për ata qytetarë të cilët nuk besojnë në programin e PD.

“Të rrëmojnë, në të shkuarën e afërt të kësaj force politike që premton këto. Se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. Kush mendonte që vendi më i izoluar i planeteve dhe më i pasigurtë do të bëhej anëtar i NATO-s. Ajo u bë realitet. A nuk ishte madhështi kalimi i shqiptarëve nga grupi i vendeve me të ardhura më të ulëta në grupin e vendeve të mesme dhe të larta”, tha Berisha.   

PD do të sfidojë PS në zgjedhjet e 11 Majit me koalicionin ku bëjnë pjesë edhe 25 parti të tjera opozitare, ndërsa vetëm pesë prej tyre do të kenë kandidat kandidatë në listë të mbyllur.

Klan News