Që nga viti 2018 “La tua commercialista”, ka qenë një ndihmesë e besueshme për bizneset në Shqipëri dhe përtej. Me një rritje të vazhdueshme në gamën e shërbimeve, kjo studio ofron zgjidhje 360 gradë për çdo nevojë biznesi por edhe individi.
Nga shërbimet e kontabilitetit, të cilat janë thelbësore e deri te regjistrimet kontabël, deklarimet tatimore, mbyllja e pasqyrave financiare dhe konsulenca tatimore. E ndodhur fare pranë qendrës së kryeqytetit, në nisje të rrugës së Kavajës, “La tua commercialista” ofron shërbime të specializuara si themelimi i bizneseve (si person fizik apo juridik), ndihmë për degët e shoqërive të huaja, si dhe shërbime të tjera si kontrata bashkëpunimi, kontrata pune dhe deklarime në “e-Albania”.
Themeluesja e “La tua commercialista”, Oligerta Hoxha thotë në emisionin “Pro Business” në Tv Klan se tashmë studio që drejton është kthyer në Urë Ndërkombëtare për Bizneset Shqiptare dhe Europiane.
“Me bashkëpunime të forta me studio të tjera jashtë vendit, ne kemi ndihmuar bizneset tona të operojnë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë europian. Kjo na ka mundësuar të ofrojmë trajnime dhe konsulenca që konfrontojnë legjislacionin fiskal dhe tatimor të Shqipërisë me atë të vendeve të tjera. Kjo qasje na ka ndihmuar të krijojmë marrëveshje që ndihmojnë si bizneset europiane që duan të hyjnë në tregun shqiptar, ashtu edhe bizneset shqiptare që synojnë zgjerimin në tregun evropian”.
Klientët janë nga fusha të ndryshme.
“Ne kemi klientë nga fusha të ndryshme, duke filluar nga teknologjia e informacionit dhe zhvillimi i software-ve, deri te shërbimet profesionale tregtia me shumicë apo me pakicë, arsimi, mjekësia dhe shumë të tjera. Pavarësisht nga industria, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për çdo biznes. Ekspertiza jonë profesionale dhe komunikimi i qartë janë pikat tona kryesore. Klientët tanë mbeten të kënaqur me shërbimet tona, gjë që i bën të interesuar për bashkëpunime afatgjata. Ne kemi ndihmuar shumë start-up-e të fokusohen në tregun shqiptar dhe të hapin bizneset e tyre me sukses.”
Oligerta Hoxha tregon se ndeshet me interes në rritje të investitorëve të huaj për në Shqipëri.
“Investitorët e huaj janë gjithnjë e më të interesuar për Shqipërinë. Ne, me njohuritë tona të gjera në të gjitha fushat, i ndihmojmë ata të kuptojnë avantazhet tatimore dhe juridike që ofron Shqipëria. Nga forma më e mirë juridike për të operuar në Shqipëri, deri te krahasimet me vendet e tyre të rezidencës, ne ofrojmë konsulencë të plotë për çdo nevojë.”
Në emisionin “Pro Business” me gazetaren Oljana Maloku, Hoxha ka folur edhe për ligjin e tatimit mbi të ardhurat për të kuptuar rregullat e reja.
“Ndryshimet e reja tatimore kanë sjellë sfida dhe mundësi për bizneset. Ne ofrojmë udhëzime të qarta për të kuptuar dhe zbatuar këto rregulla, duke filluar nga evidentimi i të ardhurave deri te përgatitja e pasqyrave financiare. Ne ndihmojmë bizneset të jenë të përpiktë dhe të përmbushin detyrimet e tyre tatimore pa probleme. Ne besojmë në taksimin e drejtë dhe në fasha tatimore të barabarta për të gjithë. Shqipëria ka nevojë për një sistem tatimor që inkurajon investimet dhe rritjen ekonomike, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane.”/tvklan.al