Laçi mposhti Tiranën me përmbysje me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligë.

Sukses i rëndësishëm për kurbinasit që ngjiten në vendin e shtatë me 20 pikë, duke parakaluar bardheblutë, të cilët tani zbresin në vendin e tetë me 18 pikë.

Kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal, pas golit të shënuar nga Ndreca në minutën e 40-të.

Megjithatë fraksioni i dytë i lojës, ishte tjetër histori. Cordeiro Melo, me dy gola të shpejtë për Laçin, në minutat 47 dhe 51 përmbysi rezultatin, duke kaluar festën te vendasit.

Takimin e vulosi Traore, që shënoi të tretin në minutën e 60-të, duke i dhënë goditjen përfundimtare Tiranës. /tvklan.al