Lajme të këqija për të gjithë ata që kanë një iPhone 5.

Kjo pasi sëfundmi po qarkullojnë zëra se shumë shpejt Apple do të ndalojë suportin për këto telefona. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë të gjithë ata që kanë një iPhone 5 nuk do të mund të marrin të gjitha shërbimet, përditësimet në sistemin e tyre operativ. Nga ana tjetër, ata do të jenë të pambrojtur nga sulme të mundshme kibernetik.

Megjithatë, siç shkruan e përditshmja “The Sun”, këto pretendime nuk janë ende zyrtare. Gjiganti i teknologjisë pritet që shumë shpejt të nxjerrë një përditësim të iOS, sistemi operativ për iPhone dhe iPad.

Disa analistë besojnë se ky përditësim ka një surprizë për ata që përdorin iPhone 5 apo modele më të vjetra.

Këto pajisje përdorin procesorë 32 – bit, ndërsa telefonat modernë të Apple kanë procesorë 64 – bit.

Zeph McLearan, specialist IT në një postim në Twitter tha se në përshkrimin e bërë nga Apple për këtë përditësim nuk thuhej se ajo ishte për pajisje me procesor 32 – bit.

Ishte pikërisht ky detaj që çoi në zërat se kompania nuk do të ofrojë më shërbimin e saj për iPhone 5. Megjithatë ky lajm nuk është ende zyrtar./tvklan.al