Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 1 Dhjetor 2024
Ekzekutohet 50-vjeçari në një lokal në Ndroq. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin
Një 50-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri këtë të diel në një restorant në zonën e Ndroqit në periferi të Tiranës. Autori është një 27-vjeçar i identifikuar dhe i shpallur tashmë në kërkim nga policia. Motivet e krimit mbeten të paqarta
88 makina të vjedhura në 9 muaj në Shqipëri. Shkodra dhe Tirana, me rastet më të shumta
88 makina janë vjedhur në 9 muajt e këtij viti në vendin tonë, teksa rastet më të shumta janë regjistruar në Tiranë dhe Shkodër. Sipas policisë automjetet e vjedhura përdoren kryesisht për pjesë këmbimi dhe ngjarje kriminale.
Bora pushton zonat malore, por rrugët janë të hapura. Mbi 5 mijë familje pa energji
Deri në 30 centimetra arriti trashësia e dëborës në zonat malore, por rrugët nacionale mbeten të hapura. Probleme ka vetëm në furnizimin me energji, ku si pasojë e motit të keq, rreth 5 mijë familje në Korçë kanë mbetur në errësirë.
KLSH: Spitalet psikiatrike janë në kushte të renda. Mbipopullimi me pacientë, ka rritur agresivitetin
Një raport i KLSH konstaton se kushtet në spitalet psikiatrike ne vend janë jashtë çdo standardi. Më e vështirë situata paraqitet në Tiranë dhe Elbasan, ku problem mbetet edhe mbipopullimi, i cili ka rritur agresivitetin e pacientëve.
Drejt normalizimit situata në veri të Kosovës, rikthehet furnzimi me ujë. Vuçiç: Ishte sulm hibrid
Përmirësohet situata e furnizimit me ujë nga kanali i Ibër-Lepencit në Veri të Kosovës që të premten u dëmtua nga një shpërthim. Presidenti Vuçiç thote se edhe Beogradi po heton për ngjarjen, ndërsa ngre dyshime për një sulm hibrid.
Xhihadistët dëbojnë forcat e Asadit dhe marrin nën kontroll Alepon. Mbi 300 të vrarë
Rebelët xhihadistë pushtojnë pas 8 vitesh pjesën më të madhe të Alepos, qytetit të dytë më të madh të Sirisë, duke dëbuar forcat qeveritare. Si pasojë e luftimeve të ashpra mbi 300 persona janë vrarë ndërsa Rusia ka rinisur bombardimet.
/tvklan.al