Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 1 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 1 gusht 2024
Rriten pagat e punonjësve në 61 bashkitë e vendit. Mazniku: Ekspertët do të paguhen të gjithë njëlloj
Qeveria miraton vendimin që i hap rrugë rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në gjithë vendin. Sipas ministrit Arbjan Mazniku, nga 1 shtatori do të unifikohen pagat në 61 bashkitë ndërsa do të ketë një skemë të re të ndarjes së fondeve.
Rregullat e reja: Mjekët që punojnë në shtet ndalohen ta ndjekin pacientin edhe në privat
Mjekët që punojnë në shtet nuk do mund të ndjekin pacientin e tyre edhe në spitale private. Në bazë të ndryshimeve të reja të ligjit për urdhrin e mjekut, shefave të shërbimeve u ndalohet të kenë klinika private dhe t’i drejtojnë ato.
Orare fleksibel për punonjësit e administratës. Duhet të jenë në vendin e punës në fashën 9:30-15:30
Punonjësit e administratës do të kenë orare fleksibël duke zgjedhur ta nisin punën me herët ose më vonë. I vetmi kufizim në Kod është orari 9.30 deri në 15.30 ku asnjë vend pune në administratë nuk lejohet të jetë bosh.
SPAK zbardh 6 vrasje e 2 grabitje të grupeve rivale në Elbasan. Lëshohen 33 urdhër-arreste, bllokohen 1 mln euro e 42 pasuri
SPAK ka zbardhur 6 vrasje dhe dy grabitje te ndodhura ne Elbasan dhe ne Berat nga përplasjet mes grupeve rivale Çopja dhe Alibej. Janë leshuar 33 urdher-arreste, si dhe u sekuestruan gjithashtu 1 milione euro cash dhe 42 pasuri.
Gushti, rritje pushuesish me ardhjen e emigrantëve. Corriere: Italia ul çmimet për shkak të Shqipërisë
Gushti sjell rritje të fluksit të pushuesve në plazhe. Në Durrës, operatorët thonë se kanë ezauruar kapacitetet për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve. “Corriere dela Sera” shkruan se plazhet italiane po ulin çmimet për shkak të Shqipërisë.
SHBA dhe Rusia kryejnë shkëmbimin më të madh në histori të burgosurve, në mesin e tyre edhe gazetare
SHBA dhe Rusia kanë realizuar shkëmbimin më të madh në histori të burgosurve mes dy shteteve. Raportohet se në mesin e 26 të liruarve janë dy gazetarë dhe nje ish-marins amerikan. Ky është shkëmbimi me i madh në histori që pas Luftës së Ftohtë.
/tvklan.al