Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 10 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 10 Mars 2025
Deputetët e PS, në lista të hapura përveç drejtuesve të qarqeve. Rama: Unë mund të mos jem në listë
Asnjë deputet aktual i Partisë Socialiste nuk do të jetë në listat e mbyllura për zgjedhjet e 11 Majit, përveç drejtuesve të qarqeve. Kryeministri Rama tha sot se ai vete mund të mos jetë pjesë e listave të kandidateve për deputete.
Prezantohet koalicioni opozitar për 11 majin. Berisha: Rama është armiku më i egër i kombit
Opozita prezantoi sot koalicionin “Aleanca për Shqipërinë madhështore”. Sali Berisha thote se ky është formacioni më i fuqishëm në 32 vite, që do të rrëzojë kryeministrin Rama, të cilin e quan si armikun më të egër të kombit.
Veliaj merr studion ligjore nga Shba si konsulentë. Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros nga vila në Qerret
Erion Veliaj u vizitua sot në qeli nga avokatët e një studio ligjore amerikane të cilën e ka marrë për të bërë mbrojtjen. Ndërkohë Apeli rrezoi kerkesen e nenes se Ajola Xoxes për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret. SPAK dyshon se vila është e kryebashkiakut.
OBSH: Shqipëria, e para në Europë për mosplotësim të nevojave dentare. Shkak, kostoja e shërbimit
Shqiptarët kanë probleme me mosplotësimin e nevojave dentare. Ne një raport te Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë zë vendin e parë në Europë. Shkak kryesor është kostoja e lartë e shërbimeve.
Protesta të dhunshme në Bukuresht pas përjashtimit të kandidatit pro-rus nga zgjedhjet presidenciale
Mbështetësit e kandidatit pro-rus për president në Rumani, Kalin Xhorxhesku u përleshën dhunshëm me policinë në Bukuresht, pasi komisioni zgjedhor e përjashtoi nga gara e majit. Xhorxhesku akuzon autoritetet për “tirani”.
Rikthehen masakrat në Siri, mbi 1 mijë të vrarë në sulmet kundër komunitetit të Al-Asad
Siria është mbërthyer serish nga kaosi pas masakrave të kryera ndaj pjesëtarëve të komunitetit alavit të ish-presidentit Bashar Asad. Udhëheqësi i perkohshem, Ahmed Shara dhe forcat e tij janë distancuar nga krimet makabre.
/tvklan.al