Kantieri më i ri në Lezhë është ai i rrugës Rrilë-Hidrovor, të cilin Kryministri Edi Rama e inspektoi bashkë me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu.
Rruga rreth 6.3 kilometra e gjatë do të lidhë fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me superstradën Lezhë – Tiranë. Dhe ky investim ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit por edhe ekonomisë lokale.
Kreu i qeverisë tha se projkete të tjera të bukura do të zhvillohen në Tale.
“Besoj që dhe për ju që jeni këtu, sepse për të tjerët, Pjerini thotë do jetë për të gjithë Ballkanin por për zonën do jetë shumë domethënëse. Për hir të vërtetës, përtej shakasë që është vetëm gjysma e së vërtetës, kemi projekte shumë të bukura këtu në zonën e bregdetit në Tale, por dhe në gjithë zonën e bregdetit. Janë projekte shumë të bukura zhvillimi dhe do sjellin shumë ekonomi”.
Nuk kurseu batutat me banorët të cilët e pritën në Lezhë.
Është parashikuar ndërtimi dhe rikonstruksioni i plotë i rrjetit rrugor, ndërtimi i trotuarit nga njëri krah, ndërtimi i korsisë së biçikletave në krahun tjetër, ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të shiut, ndriçimit rrugor dhe linjave rezervë, si dhe është bërë me 2 sense lëvizjesh.
Klan News