lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 11 Maj 2024
Rama nis nesër në Athinë turin e diasporës. 7 mijë. Emigrantë pritet të jenë në “Christmas Theater”
Kryeministri Edi Rama nis nesër nga Athina turin e tij me shqiptarët në diasporë. Takimi në kryeqytetin grek do të mbahet në një sallë me 7 mijë vende ku përveç fjalimeve nuk do të mungojnë edhe elementet e spektaklit.
PS voton sot për delegatët e kongresit. Forumi i lartë pritet të mblidhet në qershor
Anëtarët e Partisë Socialiste zgjodhën sot sipas parimit “Një anëtar, një votë” delegatët e kongresit që pritet të mblidhet në qershor. Socialistët vijojnë riorganizimin edhe për zgjedhjen e krerëve të rinj të çdo dege.
Publikohet strategjia për rikthimin e shqiptarëve. Lehtësi për investimet dhe njohje e kualifikimeve
Publikohet strategjia e qeverisë që do të synojë kthimin e shqiparëve në vend. Për ata që do të duan të invesojnë do të ketë lehtësi ndërsa parashikohen edhe njohje e diplomave dhe kualifikimeve të marra jashtë vendit.
Dëshmia e shoqes së dy ukrainaseve qe u gjeten të vdekura te “Selvia”: Festuan me alkool e ilaçe
Policia ka marrë dëshminë e shoqes së dy vajzave ukrainase që u gjetën të pajeta në Tiranë. Ajo ka thënë se vajzat festuan me alkool dhe medikamente deri në orët e para të mëngjesit dhe vetëm kur është zgjuar ka parë se ato kishin humbur jetën.
Ali Ahmeti, kritika Kurtit: Masat ndaj Kosovës, alarm për qeverinë. Prishtinës i duhen miq në SHBA e BE
Për kreun e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti masat që BE dhe SHBA i kanë vënë Kosovës duhet të jenë një alarm për qeverinë e Albin Kurtit. Ai thotë se pa partnerët ndërkombëtarë, Kosova nuk mund të ecë përpara.
Thellohen përplasjet mes SHBA dhe Izraelit. DASH: Tel Avivi po shkel rregullat ndërkombëtare
Thellohet krisja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit. Departamenti i Shtetit deklaroi se ushtria izraelite mund të ketë shkelur rregullat ndërkombëtare me përdorimin e armëve amerikane në luftën e Gazës.
/tvklan.al