Regjimi ushqimor mesdhetar është terapi. Ka efekte direkte mjaft të mira në të gjithë organizmin, kryesisht në zemër dhe tru. Benefitet e kësaj mënyre të ushqyerit janë të dokumentuara nga një sërë studimesh ndër vite dhe rekomandohet në kontekste klinike e patologji të ndryshme, si të ishte terapi, duke ndikuar në parandalim, kurim dhe asistencë.


Ka ndikim pozitiv në sëmundjet kardiovaskulare, në shëndetin neurologjik, artrit, osteoporozë, sëmundje onkologjike e të tjera. Sekreti i saj qëndron në ekuilibrin nutricional dhe një efekt të padiskutueshëm edhe kundër plakjes së organizmit.

Konkluzionet janë arritur me kontributin e mbi 20 ekipeve shkencore njëkohësisht, që kanë marrë parasysh edhe studimet e statistikat në lidhje me regjimin ushqimor mesdhetar të kryera deri më sot.

Klan News