Martesa të shëndosh dhe trefishon riskun e obezitetit për meshkujt. Një studim i prezantuar në Kongresin Evropian mbi Shëndetin që u mbajt në Malaga, tregon me statistika se të jesh i martuar, trefishon mundësitë tek meshkujt për të qenë obezë tek meshkujt, por jo tek femrat. Sipas statistikave, gjithnjë tek gjinia e fortë, pas martese, mbipesha është pothuajse normale në 62% të rasteve, gjë që sjell edhe rritjen e rreziqeve për shkallen sipërore, obezitetin.
Mbipesha prek edhe gratë, dhe verifikohet në 39% të rasteve.
Ekspertët kanë analizuar të dhënat e rreth 2500 personave dhe kanë marrë në konsideratë edhe faktorë mbi shëndetin e tyre, depresionin dhe lidhjet shoqërore. Rezultoi se të qenit i martuar ka lidhje të ngushta me mbipeshën në të dyja gjinitë, por me shumë për meshkujt.
Lidhja më e fortë dallohet tek martesa dhe obeziteti tek burrat, që në krahasim me ata të pamartuar kanë rreth 4 herë më shumë mundësi të arrijnë në këtë fazë, dhe çdo vit që kalon kjo mundësi shtohet me 3%. Ndërsa gratë në bashkejetesë e kanë të shkaktuar mbipeshën kryesisht me stresin dhe depresionin.
Nga ky studim, konkluzioni është se statusi civil ka një impakt të pamohueshëm mbi bashkëjetesën dhe problemet me peshën në moshë adulte.
Klan News