Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 12 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 12 Mars 2025
PS e PD vendosin për listat e kandidatëve për deputetë. dërgimi në KQZ, brenda mesnatës
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike që drejton koalicionin opozitar kanë mbledhur mbrëmjen e sotme strukturat drejtuese për miratimin e listave të kandidateve për deputete. Ato duhen dorëzuar në KQZ brenda mesnatës.
Shtyhet sërish vendimi i Apelit të GJKKO për masën e Veliajt. Kryebashkiaku kundërshton provat e reja
Shtyhet sërish vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme mbi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ta liruar nga burgu. Një ditë më parë SPAK paraqiti prova të reja nga hetimet, por Veliaj i kundershtoi sot ato.
Nga nesër Shqipëria pa TikTok. AKEP urdhëron kompanitë të mbyllin aksesin e platformës
Nga nesër, TikTok nuk do të funksionojë më në Shqipëri. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare ka udhëruar me një shkrese zyrtare të gjitha kompanitë e internetit që operojnë në vend, që të mbyllin aksesin për këtë platforme.
Instat: Papunësia, 8.8% në fund të 2024. Më shumë të punësuar tek moshat e reja
Papunesia ra ne nivelin 8.8% në tremujorin e fundit të vitit 2024, në krahasim me të njejtën periudhe të një viti më parë. Instituti i Statistikave thotë se pati më shumë të punësuar tek moshat e reja, por më pak në bujqësi, shërbime dhe industri.
Dënohet me 35 vite burg Jemin Shera. GJKKO: Organizoi vrasjen e Behar Sofisë
35 vite burg në mungese dha Gjykata e Posaçme për Jemin Sheren, i cili u shpall fajtor si organizator i vrasjes së Behar Sofise, 4 vjet më parë në Tiranë. SPAK thotë se ai kishte koordinuar lëvizjet e 5 personave që realizuan ekzekutimin.
Kosova, marrëveshje me SHBA për mbrojtjen e sigurinë. Do të blihen edhe disa helikopterë
Kosova thellon bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Një marrëveshje kornize u miratua sot nga qeveria e Prishtinës, e cila parashikon shtim të flotes ushtarake me disa helikoptere.
Pranoi armëpushimin, SHBA rikthen ndihmat për Kievin. Trump: Duhet ta pranojë edhe Moska
Uashingtoni rikthen ndihmat për Ukrainën, pasi Kievi pranoi propozimin për një armëpushim 30-ditor në bisedimet me palën amerikane në Arabinë Saudite. Presidenti Trump tha se shpreson që edhe Moska ta pranoje planin.
/tvklan.al