Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 14 Janar 2025

Komisionerja për zgjerimin: Shqipëria i mbyll negociatat e antarësimit me Bashikim Europian brenda 2027

Shqiperia do t’i mbylle negociatat për antarësimin në Bashkiminn Europian brenda vitit 2027. Deklarata vjen nga komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, e cila thotë se Tirana dhe Podgorica po prijne në përmbushjen e reformave.

‘’Giro D’Italia’’, Rama: Dje ëndërr, sot realitet. Certifikatë për një Shqipëri të rilindur

Kryeministri Rama u përgjigjet kritikave se Shqipëria nuk mund të marrë përsipër zhvillimin e “Giro D’Italia” pasi nuk ka rruge. Ai thotë se vlerësimin e kanë bërë vetë italianët dhe se kjo është çertifikatë e Shqipërisë te rilindur.

Berisha: Me 11 Maj jemi forcë fituese. Socialistët po i gërryen lufta e brendshme

Kryetari i Partise Ddemokratike, Sali Berisha është i sigurt në fitoren e 11 majit edhe për shkak të luftës së brendshme që sipas tij po gërryen socialistët. Ai u bën thirrje demokratëve ta kthejnë votën e emigrantëve në Levën e Arkimetit për fitoren.

Atentat ndaj Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, për hakmarrje? Dyshime se u nxorr në pritë

Policia dyshon se atentati ndaj 30 -vjecarit Kristian Marku, i ndodhur mbrëmë në autostradën Fier – Vlorë, ka për motive hakmarrjen. Hetimet paraprake ngrenë dyshime se ai është nxjerrë në pritë nga bashkëpunëtorët e vrasësve.

Inceneratori i Tiranë, nis gjyqi për Alqi Bllakon. Ish-deoputeti do të gjykohet me procedurë të shkurtuar

Nis gjyqi në themel ndaj ish -deputetit socialist Alqi Bllaku, i cili akuzohet për korrupsion në dy raste, në çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij për t’u gjykuar me një proces të shkurtuar.

Kostoja e jetesës së Shqipëri 30% më i lirë se në BE. 85 euro në muaj për ujin dhe energjinë.

Kostoja e jetesës në Shqipëri është 30% më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian. Në një raport të NUMBEO thuhet se në vendin tonë shpenzohet mesatarisht 85 euro në muaj për ujin e pijshëm, energjinë dhe transportin publik.

Takimi Trump-Putin, presidenti i zgjedhur i SHBA: Së shpejti, Zvicra e Serbia vetëofrohen

Takimi Tramp – Putin për fundin e luftës në Ukrainë mund të përcaktohet brenda pak ditësh. Presidenti i zgjedhur amerikan thote se do te ndodhe se shpejti, ndersa Serbia dhe Zvicra jane ofruar si vende organizatore të takimit.

/tvklan.al