lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 16 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 16 Maj 2024
Plani i rritjes 6 mld euro, nga sot realitet. Liderët e ballkanit dhe BE mblidhen ne Kotor
Rama: Nisma e PS për reformim nuk prek asnjë nga institucionet e reja të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama deklaron se nisma e mazhorancës për reformimin e thellë të administratës nuk do të prekë asnjë nga institucionet e reformës në drejtësi, duke hedhur poshtë akuzat se ajo synon kontrollin e sistemit të drejtësisë.
Scholz, Macron e Meloni, “shuplakë” Albin Kurtit: S’ka antarësim në KiE pa bërë asociacionin
Kancelari Sholc, presidenti Makron dhe kryeministrja Meloni paralajmërojnë Albin Kurtin se pa Asociacionin, Kosova nuk do të mund te anëtarësohet ne Këshillin e Europes. Në një letër te siguruar nga Tv Klan, ata refuzojnë propozimin e Kurtit për këtë çështje dhe i kërkojnë të zbatoje planin e Lajçak.
Vrasësi i efektivit të policisë: S’jam penduar. U konfliktuam për rrugën, mendova se do qëllonte
Vrasësi i efektivit te policisë, Nevruz Cenaliaj shprehet se nuk është penduar për krimin. Azgan Mërnica tha para grupit hetimor se konflikti ndodhi për shkak te shpejtësisë në rrugë dhe se kishte menduar që polici do ta qëllonte i pari.
“TUI”, kompania më e madhe e turizmit në botë: Shqipëria, destinacioni i madh i pushimeve. Është në axhendën tonë
Stabilizohet gjendja e kryeministrit sllovak. Autori: E qëllova se jam kundër politikave te tij
Kryeministri sllovak Robert Fico është jashtë rrezikut për jetën, pas ndërhyrjes kirurgjikale si pasojë e plagëve të rënda që mori në atentatin e djeshëm. Autori, një poet amator 71-vjeçar tha se e qëlloi pasi ishte kundër politikave të tij.
Shanset e Shqipërisë në Euro 2024, Duka në Opinion: Optimist se do ta kalojmë grupin
/tvklan.al