#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Siç e pati premtuar emisioni “Opinion” në Tv Klan do të ketë të ftuar në studio të rinj të cilët janë të angazhuar në politikë. Është një tentativë për treguar imazhet e reja të asaj që pritet të jetë politika shqiptare në të ardhmen. Për të parë se cila është mendësia e tyre dhe se sa ata mund të ndryshojnë sot nga ajo që quhet politika aktuale. Në studion e “Opinion” mbrëmjen e kësaj të hëne janë 6 të ftuar, të cilët përfaqësojnë 6 forca politike. Tema që shtrohet për diskutim është se cilët janë të rinjtë që përfaqësojnë partinë në Parlament.
Të ftuar: Lumturie Hasa, Ilirjana Kuçana, Ina Majko, Mirgit Vataj, Evald Serreqi, Erald Kapri
“Parti petalesh”, demokratja paralajmëron ‘kundërshtarin’. Si ia kthen socialisti
Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, u debatua për të rinjtë e partive politike të cilët kanë zënë vend në listat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Nga njëra anë, Ilirjana Kuçana në radhët e PD, kritikoi PS-në për militantizëm dhe për një strukturë të centralizuar ku vendimet merren vetëm nga Edi Rama, duke e cilësuar listën si një përpjekje formale pa frymë të vërtetë rinore.
“Defekti më i madh i PS-së, është se nuk ka frymë, nuk ka parti, nuk ka qasje. Në parti ka militantizëm, ka petale trëndafilash dhe duke qenë se me Mirgitin njihem dhe në planin personal e përgëzoj shumë që është pjesë e politikës, por në planin politik dua t’i them se nuk ka bërë zgjedhjen e duhur sepse nuk ka struktura, nuk ka forume, ka vetëm Edi Rama, që vendos gjithçka. I thashë më vjen keq se nuk besoj se do kthehesh në një militant politik dhe do duhet të kthehesh prapë te shoqëria civile”, tha Kuçana.
Në kundërpërgjigje, Mirgit Vataj nga PS-ja theksoi mungesën e elementëve të rinj në PD dhe kritikën për mungesën e ideve të reja dhe koncepteve politike.
“Ajo që dua të them ka të bëjë me një fakt të rëndësishëm që unë nuk besoj te retorika politike dhe retorika politike e cila ndërtohet pa baza, është jo vetëm thjesht për konsumin e asaj që konsiderohet për elektoralin. E dyta, ka të bëjë me faktin se më duhet ajo pasaporta evropiane. Po flasim për të gjithë. Kjo parti dha një mundësi për t’u hapur, ka sjellë shumë elemente të rinj përmes platformës dhe shoqërisë civile. Skuadra e Tiranës ka një gjithëpërfshirje. Lista e PD-së, nuk e di nuk shikoj asnjë element të ri, Ililrjana është një element, por në diskursin politik, nuk ka sjellë asnjë ide as të ri, asnjë element të ri”, tha Vataj.
E para rome që kandidon për deputete! Majko i përgjigjet Kaprit: Unë s’e shoh veten si dekor
Këtë të Hënë në studion e “Opinion” janë 6 personazhe që sapo kanë nisur karrierën politike, duke iu bashkuar skuadrave që garojnë më 11 Maj. Ina Majko është njëra prej tyre, e cila për herë të parë në historinë e vendit ka shansin të përfaqësojë pakicat kombëtare në Parlament.
Ajo tha se u përzgjodh në platformën “Deputeti që duam” dhe në zgjedhje parlamentare do shkojë si përfaqësuese e partisë në pushtet për qarkun e Vlorës. Pikërisht për këtë, kandidati për deputet i Partisë Mundësia Erald Kapri i drejtoi pyetjen se çfarë është bërë për 8 pakicat kombëtare në 12 vite. Pyetje që u pasua me një debat, pasi sipas tij të rinjtë në radhët e PS-së po përdoren…
Erald Kapri: Cila është e vërteta e komunitetit tuaj në 12 vite? Ju e dini që jemi vendi më i korruptuar në Europë?
Ina Majko: T’i them çfarë është bërë në këto 12 vite…Ligji që kaloi në 2017-ën për gjithë pakicat kombëtare, që e vendosi jo si komunitet linguistik na ka dhënë ne shumë të drejta.
Erald Kapri: Nuk është arritje e madhe kjo. Më vjen keq tani! Janë 8 pakica.
Blendi Fevziu: U zgjodhe nga platforma, s’kishe asnjë kontakt?
Ina Majko: S’kisha asnjë kontakt, realisht jo! Unë nuk ndihem e përdorur, nuk e shoh veten si dekor. Nëse ti pretendon se aftësitë e mia janë thjesht për dekor mua po më ofendoni tani, realisht.
Erald Kapri: Unë thashë respekt maksimal, por po flasim për komunitetin. Ti shumë mirë që do e përfaqësosh, por je në qeverisjen e gabuar.
/tvklan.al