#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Tragjedi në Koçan, gazetarja Xhumadije Ibrahimi raporton live nga RMV
Përshëndetje të dashur miq, duke ju uruar një javë të mbarë të gjithëve takohemi sërish bashkë këtë të hënë. Ka qenë një javë e mbushur me zhvillime, por ajo më e rënda ishte padyshim tragjedia në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku për shkak të mjeteve piroteknike, që janë përdorur për efekt ndriçimi, tavani është përfshirë nga flakët dhe në pak minuta i gjithë lokali është shkrumbuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të së dielës, teksa performonte grupi muzikor
maqedonas “DNK”. Sipas autoriteteve, deri më tani janë konfirmuar 59 viktima dhe mbi 155 të
plagosur. Ndërkohë, për klubin e natës (“Pulse”) janë shprehur se prej muajsh i kishte
përfunduar licenca për të ushtruar aktivitetin si normalisht.
Në lidhje direkte: Xhumadije Ibrahimi, gazetare e TV KLAN në Maqedoninë e Veriut
Nëna përplas në tokë foshnjen 5-muajshe, ngjarje e rëndë në Vlorë
Do të flasim sërish për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e 14 marsit, ku një nënë rreth moshës 35-vjeç ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe. 35 vjeçarja mësohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar me forcë policinë në momentin që ka ndërhyrë.
Në një lidhje direkte: Greta Haskaj, gazetare e Klan News
Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit kolorektal, çdo 2 ditë diagnostifikohen 3 persona
Do të rikthehemi në këtë pjesë për të folur për një çështje të rëndësishme shëndetësore, siç është edhe kanceri i zorrës së trashë. Jemi në muajin Mars, që shënon pikërisht muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë. Cilat janë mundësitë e diagnostikimit të hershëm, testet që duhen bërë, por edhe çfarë duhet të parandalojmë?
E ftuar: Lindita Shosha, kirurge e përgjithshme
Rikthimi triumfues i Kate Middleton, pas fitores me kancerin
Do të ndërrojmë atmosferë, do të kalojmë në një moment tjetër qw lidhet me familjen mbretërore britanike. Bëhet fjalë për Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, e cila i është bashkuar familjes mbretërore në shërbimin vjetor të Ditës së Commonwealth, pas përballjes së saj me kancerin. Kate Middleton shfaq triumfuese me pamjen e saj, e gjitha nw kuqe, me një pallto-fustan të kuq, kapele, por edhe takat. Por ajo që ra në sy ishin edhe aksesorët, vathët me perla Collingwood, të cilët dikur i përkisnin princeshës Diana dhe varësja me perla nga shtëpia legjendare e Garrard të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.
Kate duket se po rikthehet në detyrë, duke marrë pjesë në disa angazhime dhe aktivitete solo
me Princin William që nga fillimi i vitit.
E ftuar: Olesia Leço, eksperte e Bon Ton
Horoskopi, Meri Shehu: Sa yje do të marrin shenjat këtë javë?
Si çdo të hënë, kemi parashikimin e yjeve për javën, por ndryshe nga herët e tjera, Meri nuk do jetë me ne në studio por do ta kemi më anë të inserteve. Le të sjellim materialin e parë me 4 shenjat e para të Horoskopit, sa yje u ka vendosur Meri Shehu?
Dashi 1, Demi3, Binjaket 2, Gaforret 3, Luani 1, Virgjeresha 3, Peshorja 4, Akrepi 3, Shigjetari 3, Bricjapi 1, Ujori 3, Peshqit 3.
/tvklan.al