Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 20 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Oljana Maloku

Headlines, 20 Tetor 2024

Emigrantët/qeveria “Meloni”, gati ligjin për vendet e sigurta dhe shqyrtimin e azilit
Qeveria Meloni do të miratojë nesër një dekret urgjent që synon të zhbllokojë ngërçin e krijuar nga vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët. Nisma ri-percakton kriteret për vendet e sigurta, shtetasit e të cilave nuk kanë të drejtë të përfitojnë azil

Shmangen gjyqet/ qeveria, nisme për njohjen e viteve të punës në fshat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore

Turistët e vjeshtës zgjedhin Durrësin. Tërhiqen nga natyra, kultura dhe ofertat e lira
Durrësi mbetet i preferuar për turistët edhe gjatë vjeshtës. Ata e zgjedhin atë jo vetëm për detin dhe plazhin, por edhe për pasuritë kulturore dhe ofertat e mira. 55 mije persona vizituan Sazanin dhe Karaburunin ne 5 muaj

I dënuar për vrasje të trefishtë, arrestohet Elidon Kotorri. U konfliktua me kusheriren për pronat
Policia ka vënë në pranga Elidon Kotorrin, një personazh i njohur i botës së krimit, i dënuar për vrasje të trefishtë. 49-vjeccari u ndalua për kundërshtim të forcave të policisë, pas një sherri me një kushërirën e tij për çështje pronësie.

Problemet neurologjike katërfishohen në 2 vjet. Mjeket: 80 % e tyre janë ishemi dhe 20 % hemoragji
Në 2 vitet e fundit problemet neurologjike janë katërfishuar, teksa cdo ditë në spitalin Nënë Tereza paraqiten mesatarisht 10 persona me hemorragji cerebrale. Mjekët thonë se shkaku kryesor i tyre lidhet me problemet kardivaskulare.

Plani sekret i hakmarrjes Izraelite “rrjedh” në publik. Tel Avivi beson se Teherani ka armë berthamore
Nga Uashingtoni kanë rrjedhur 2 dokumente shumë sekrete që lidhen me detajet e hakmarrjes së Izraelit ndaj Iranit për sulmin e 1 Tetorit. CNN shkruan se dokumentet pohojnë se Tel Avivi është i bindur se Teherani zotëron armë bërthamore.

5 mijë pjesmarrës në maratonen e Tiranës. Luiza Gega thyen rekordin kombëtar
Afro 5 mijë atletë profesionistë dhe sportdashës morën pjesë sot në edicionin e 8 të Maratonës së Tiranës. Në kategorinë 42 kilometra për femra fituese u shpall Luiza Gega, e cila theu me 1 minutë rekordin e mëparshëm kombëtar.

/tvklan.al