Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 25 janar 2025
Rama: Shteti Bektashi nuk cënon sovranitetin territorial. Komunitetet fetare të mos shqetësohen
Ne 95 -vjetorin e vendosjes se Kryegjyshates Boterore ne Shqiperi, kryeministri Rama deklaron se krijimi i shtetit Bektashi, me nje statusi si Vatikani, nuk cenon sovranitetin territorial dhe sekomunitetet e tjera s’duhet te shqetesohen.
Shuhet në moshën 95-vjeçare kryepeshkopi Janullatos, ishte shtruar prej 5 janarit në spital
Shuhet ne moshen 95 -vjecare kryepeshkopi Janullatos, i cili drejtoi Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare prej vitit 1992. Ai nuk mundi ta fitoje betejen me semundjen, per te cilen po kurohej prej 3 janarit ne nje spital ne Athine.
Berisha: Onkologjiku në krye të krimeve kundër njerëzimit. E shkëpusim nga QSUT, do ta bëjmë institut
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Rama se me spitalin Onkologjik ka kryer krime kunder njerezimit. Ai premoi shkeputjen e tij nga QSUT dhe shnderrimin ne nje institut te tumoreve, pa pagese.
Vrasje e 48-vjeçarit në Zall Mner, autorët e pritën 1 orë 200m larg shtëpisë
Të tjera detaje nga vrasja e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Zall Mner. Autorët dyshohen se e pritën për fro 1 orë 200 metra larg shtëpisë së tij. Policia sekuestron një armë me silenciator gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve.
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës Do të çonte 1 ton kokainë në SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kerkojne ekstradimin nga Shqiperia kolumbianit te arrestuar vitin e shkuar për laboratorin e kokainës në Fushë-Krujë. Bashke me Klodian Zaimin ai dyshohet se do te trafikonte 1 ton kokaine ne Florida.
Kamera e Tv Klan hyn në Damask. Fevziu: Vendi po kthehet në normalitet
Siria po i kthehet normalitetit pas renies se regjimit te Bashar al -Asad. Kamera e televizionit Klan dhe emisionit Opinion hyn ne Damask, duke u bere e para kamera e nje televizioni shqiptar qe na tregon realitetin nga Siria, nepermjet gazetarit Blendi Fevziu.
Broja mund të kthehet te Chelsea. Everton kërkon ta këmbejë me një tjetër
Armando Broja mund te rikthehet tek Çelsi. Evertoni po shqyrton te gjitha mundesite, por varianti kresor eshte ai i shkembimit te sulmuesit te kombetares me një tjetër lojtar qe nuk ka shume hapesira tek londinezet.
/tvklan.al