Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 25 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines, 25 shkurt 2025

Abuzimi me tenderat në UBT, SPAK lëshon 24 masa dhe çon në burg 5 zyrtarë. Rektori flet për grupin e PS
Me kërkesë te SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për 24 pedagoge e zyrtare te Universitetit Bujqësor, 5 prej te cilëve u lanë ne burg, për abuzim me tendera. Rektori pritet te flasë nesër ne grupin Parlamentar te Partise Socialiste.

Strasburgu: Arrestimi i Thoma Gellçit, i paligjshëm. GJKKO dhe SPAK nuk dhanë prova për paraburgimin
Gjykata e Strasburgut shpall te paligjshëm arrestimin dhe paraburgimin e ish-drejtorit te Përgjithshëm te Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gellçi. Sipas saj, SPAK dhe GJKKO e mbajten atë ne izolim pa arsye te justifikuara.

KLP denoncon sulmet ndaj prokurorit Olsi Dado. Veliaj: I binte telefonit tim për leje ndërtimi
Keshilli i Larte i Prokurorise reagon per sulmet kunder SPAK dhe prokurorit Ols Dado, duke i quajtur ato denigruese dhe duke thene se ato cenojne procesin hetimor. Por Veliaj e akuzoi serish prokurorin Dado se i kishte kerkuar leje ndertimi.

Rama: Garant i SPAK është Partia Socialiste. Amerikanët kanë ikur, qasja e tyre për drejtësinë ka ndryshuar
Kryeministri Rama kembengul se Partia Socialiste eshte garanti i vetem i SPAK-ut, pavaresisht kritikave ne adrese te Prokurorise se Posacme. Ai thote se amerikanet kane ikur dhe se qasja e tyre per drejtesine ne Shqiperi ka ndryshuar.

Turizmi dhe biznesi shtojnë hyrjet e të huajve në Shqipëri. 87% nga Europa Jugore
Hyrjet e të huajve në Shqiperi tone u rriten me 13 për qind gjatë muajit Janar. Sipas Institutit te Statistikave, 87 perqind e 560 mijë shtetasve qe vizituan vendin tone, ishin nga vende te Europes Jugore.

Fundi i luftës në Ukrainë, çështje javësh? Macron: Dakord me Trump për mineralet e paqeruajtësit
Presidenti francez Emanuel Makron deklaron se lufta ne Ukraine mund te ndalet brenda pak javeve. Pas takimit me presidentin Trump ai tha se eshte dakord per mineralet e rralla te Ukrainës dhe vendosjen e paqeruajtesve ne Ukraine.