lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 26 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 mars 2024

Tjetërsimi i pronave në Himarë, Gjykata e Posaçme lë në burg Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goron, ndërsa për dy zyrtarët e ASHK-së dha masat arrest në shtëpi dhe hetim në gjendje të lirë. Ata akuzohen për tjetërsim të pronave në bregdetin e Himarës.

Arsimi profesional, Rama: Duhet investim i përbashkët me sipërmarrjen për kushte dhe paga dinjitoze

Kthimi i arsimit profesional në një trend të ri mbetet një tjetër objektiv për qeverinë. Nga Konferenca Kombëtare për Arsimin Profesional, kryeministri Edi Rama tha se për të arritur këtë gjë kërkohet investim i përbashkët me sipërmarrjen private

“Vanity Fair”: 10 arsye për të shkuar në Tiranë. Destinacion ideal për një fundjavë ndryshe

Prestigjiozja italiane, “Vanity Fair” ne një artikull kushtuar kryeqytetit shqiptar, e konsideron atë një destinacion ideal për pushime. Ajo rendit 10 arsye perse italianët duhet ta vizitojnë Tiranën, ku evidenton përzierjen unike të arkitekturës dhe kuzhinën

Kapet arsenal armësh në Rinas, do shiteshin në Tiranë. Arrestohen 5 persona nga Malësia e Madhe

Kapet në Rinas një arsenal armësh që po trafikoheshin nga Shkodra drejt Tiranës. Policia arrestoi 5 të rinj nga Malësia e Madhe të cilët po tentonin t’i shisnin ato për 10 mijë euro në kryeqytet.

Shembet ura 2.5 km në Baltimore të SHBA, u godit nga një anije mallrash. 20 persona të zhdukur

Një urë rrugore 2.5 kiliometra e gjatë u shemb gjatë natës në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi u godit në rrethana ende të paqarta nga një anije mallrash. Deri më tani autoritet flasin për 20 persona të zhdukur

Humbja me Suedinë, Sylvinho: I trishtuar që nuk barazuam. Me në fund kemi një qendërsulmues

Kombëtarja humbi 1-0 ndeshjen miqësore me Suedinë, por loja ishte shumë më e mirë në krahasim me atë ndaj Kilit. Silvinjo shprehu trishtim që nuk arriti të marrë të paktën një barazim, ndërsa vlerësoi Brojën si pikë referimi në sulmin kuqezi.

/tvklan.al