#lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 28 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 28 Mars 2024 Konstituohet grupi i punës për reformat. Gjiknuri e Bylykbashi: Në fokus, reforma zgjedhore.

Pas komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, mazhoranca dhe opozita kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë të grupit të punës për reformat. Përfaqësuesit e të dyja palëve thanë se objektiv mbetet reforma zgjedhore.

Rama: Na duhet kapital njerëzor i kualifikuar. Anëtarësimi i bizneseve në dhomën ekonomike, detyrim

Kryeministri Edi Rama thotë se zhvillimi i shumë sektorëve kyç për ekonominë siç është edhe turizmi, kërkon krah pune të kualifikuar. Nga mbledhja me përfaqësues të biznesit ai tha se anëtarësimi i tyre në dhomën ekonomike do bëhet me detyrim.

SPAK arreston 3 ish drejtore të bashkisë së Tiranës për shkelje të barazisë në tendera Ilir Beqaj, precendent në SPAK.

Mbyllet për disa orë për të lexuar dosjen, s’paguan që ta marrë më vete Ish-ministri Ilir Beqaj po qendron ne SPAK prej ores 9 te mengjesit. Ai ka vendosur ta lexoje aty dosjen voluminoze te prokurorise, pasi ka refuzuar te paguaje tarifen qe duhet per ta marre ate me vete, duke shenuar keshtu nje rast te paprecedent.

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta Tirana mban vendin e parë për fenomenin e dhunës përmes rrjeteve sociale.

Sipas të dhënave të Platformës për Internet të Sigurtë, kryeqyteti ka numrin më të madh të denoncimeve për ngacmime kibernetike. E dyta renditet Kuçova.

Euro 2024, trajnerët i kërkojnë UEFA-s që ekipet përfaqësuese të grumbullojnë 26 lojtarë

Për të pasur sa më shumë mundësi zgjedhjeje, trajnerët e kombëtareve do t’i kërkojnë UEFA-S që të grumbullojnë 26 lojtarë në kampionatin europian. Organizmi i futbollit bëri këtë lëshim edhe për europianin që u zhvillua në kushtet e pandemisë.

/tvklan.al