Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 31 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 31 janar 2025

Anketa e qeverisë suedeze, Rama 82% e shqiptarëve ndihen të sigurtë. Plan i ri për sigurinë në shkolla

Një ankete e financuar nga qeveria suedeze tregon se 82 % e shqiptarëve ndihen të sigurt në Shqipëri. Kryeministri Rama thotë se policia është bërë rendom pjesë e sulmeve, ndërsa njoftoi një plan të ri për sigurinë në shkolla.

Berisha në Gjermani, në kongresin e CDU. Udhëtimi i parë jashtë vendit pas masës së SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, udhëtoi sot drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani. Ky është udhëtimi i tij i parë jashte vendit pas 13 muajsh, qe kur iu komunikua masa nga SPAK.

1874 shqiptarë në listën e  depërtimeve nga SHBA pas vendimit të Trump për emigrantët

1 874 shqiptarë rrezikojnë të debohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë pjesë e një liste prej më shumë se 1.4 milionë të huajve, të cilët do të duhet të largohen sipas urdhrit të presidentit Donald Trump.

Tragjedia ajrore në SHBA, dyshime për koordinim të pasaktë nga kulla e kontrollit

Hetuesit në Uashington sigurojne kutitë e zeza, prej të cilave shpresojnë të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit ajror të së Mërkurës ku humbën jetën 67 persona. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë koordinimi jo i mirë nga kulla e kontrollit.

FIFA: Shqipëria përfitoi 3.9 milionë dollarë nga shitja e lojëtarëve në 2024

Klubet shqiptare të futbollit kanë vendosur një rekord të ri të ardhurash nga shitja e lojtarëve. Sipas raportit te fundit te publikuar nga FIFA, vlera e merkatos per vitin 2024 ka arritur ne shumen 3.9 milionë dollarëve amerikane.

/tvklan.al