Lajme, #edicioniinformativ ora 23:05 data 6 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 6 Dhjetor 2024

SPAK, kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt. Kryebashkiaku: I hapur për çdo hetim, s’jam mbi ligjin

Me urdher të SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen një kontroll në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vetë Veliaj shprehet se ai dhe familjarët e tij mbështesin çdo hetim  e vendim, pasi nuk i përket asaj kaste politike që konsideron veten mbi ligjin.

Zbardhet nisma e PS për faljen e gjobave. Berisha: Do të falim të gjitha gjobat për ujin e dritat

Projektligji i mazhorancës për faljen e gjobave parashikon anulimin e tyre për ndërtimet në zonat rurale dhe ato për covid-19. Berisha thotë se me ardhjen në pushtet, demokratet do të falin të gjitha gjobat për ujin, energjine dhe ndertimet pa leje.

KQZ ndan mandatet për zgjedhjet e vitit 2025. Tiranës i shtohet një deputet, e humbet Korça

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve harton vendimin për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 11 majit te vitit te ardhshëm. Tirana do të ketë 37 deputete, pasi i shtohet një mandat, i cili i hiqet Korçës, si pasoje e uljes se numrit të popullsisë.

Mbi 11 milionë vizitorë të huaj në 11 muaj. Kumbaro: Duhen turistët që shpenzojnë më shumë

Tjetër rekord për turizmin. Mbi 11 milione të huaj e vizituan Shqipërinë nga janari në nëntor, një rritje afro 16 për qind më shumë se e njejta periudhe e një viti më parë. Ministrja Kumbaro thotë se nevojiten turistë që shpenzojnë më shumë.

Anulohen zgjedhjet Nerumani. Gjykata Kushtetuese: Rusët u përfshinë në fushatë

Gjykata Kushtetuese në Rumani anuloi zgjedhjet presidenciale, ku pritej fitorja e pro-rusit Kalin Xhorxhesku. Vendimi erdhi pasi shërbimet sekrete zbuluan se Rusia kishte kryer fshehurazi fushata në Tiktok e Telegram në mbështetje të tij.

Gjysmëfinalja e dytë e Këngës Magjike. Në skenë, 15 këngëtarë “Big” dhe 9  të rinj

Mbylli mbrëmë siparin gjysmefinalja e dytë e Këngës Magjike, e cila u transmetua drejpërdrejtë në ekranin e Tv Klan. Në skenë u ngjiten 15 këngëtarë “Big” dhe 9 të rinj, të cilët garojnë për finalen e madhe që do të mbahet nesër.

/tvklan.al