Ish-zyrtarët mohojnë akuzat e SPAK para gjykatës
Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, pretenduan pafajësi në seancën paraprake të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, për dosjen e inceneratorit të Fierit.
Ata akuzohen se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme e cila i kërkoi Gjykatës që bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë, të marrë të pandehur edhe 18 persona të tjerë, mes të cilëve Arben Dervishajn dhe biznesmenin Klodian Zoto.
Lefter Koka tha se hetimi ka baza politike dhe SPAK nuk ka arritur të provojë asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij. Ish-ministri u deklarua i pafajshëm dhe i kërkoi gjykatës të pushojë çështjen.
Ndërsa Alqi Bllako u mbrojt vetë para Gjykatës dhe kundërshtoi gjithashtu të jetë korruptuar, duke thënë se paga e babait në një nga kompanitë që kryente punime në incenerator nuk ka lidhje me detyrën e tij. Bllako i tha Gjykatës se çdo veprim i kryer nga prej tij është i rregullt.
Seanca qe zgjati mbi 4 orë u ndërpre me kërkesë të prokurorisë dhe do të vijojë në datën 22 shkurt, kur para Gjykatës do japin pretendimet e tyre edhe 18 personat e tjerë nen akuze.
Këtë të mërkurë, Gjykata rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për të bashkuar dy dosjen e inceneratorit të Fierit me atë të Elbasanit.
SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion, i kanë shkaktuar shtetit një dem prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në incenerator dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.
Tv Klan