Lidhja e shqiptarëve me kafen është shumë e ngushtë dhe kjo është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

Shumica e shqiptarë e shohin kafen si pjesë të ditës së tyre dhe shumë e nisin ditën me takime nëpër kafene. Vendi i 2.8 milionë banorëve ka një numër të lartë kafenesh në krahasim me popullësinë e tij.

“Arti dhe kafeja ndihmojnë shumë njerëz. Momenti i qetësisë dhe reflektimit gjatë kohës që t’i vizaton një portret ndihmon personin tjetër të fitojë vetbesim dhe ta shoh botën me një energji dhe prespektiv pozitive“, u shpreh Kryemadhi, një artist shqiptar, për AFP.

Kryemadhi përdor kafen si një ngjyrë për të pikturuar, duke i kompozuar portretet me një hije kafe dhe më pas shton ujë për të krijuar hije të ndryshme, raporton AFP.

Në kafenetë e Shqipërisë, ai ka gjetur ambjentin e duhur për të ushtruar artin si një terapi.

Ndërkohë që kërkon portretin e duhur për të pikturuar kundrejt asnjë pagese, ai bisedon me klientë të ndryshëm.

“Më bëri shumë mirë. Gjej në këtë pikturë të gjitha emocionet, frikërat dhe mendimet e mia“, u shpreh Aleksandra, një studente ndërkohë që pret pikturën të thahet.

Eva Allushi nga Universiteti i Durrësit shpjegoi për agjencinë e lajmeve AFP se kafenetë në Shqipëri janë ‘’forma më kyçe për të ndërvepruar me jetën sociale’’ ku njerëzit ndihen të lirë të shprehin vetveten.

Media ndërkombëtare ka raportuar edhe statistikat e Institutit Shqiptar të Statistikave, ku vendi jonë ka rreth 600 kafene për 100,000 njerëz, një nga më të larta në botë.

Ndërkohë, artisti shqiptar shpreson që portretet e tij të shterojnë disi stresin e shkaktuar nga koronavirusi në rrugët e Durrësit, një zonë e cila ende po e merr veten nga tërmeti shkatërrues i 2019 që vrau dhe la të pastrehe mijëra vetë./tvklan.al