Kjo ditë nisi ndryshe për studentët dhe stafin pedagogjik të Universitetit të Arteve. Të tre fakultetet që janë pjesë e tij, sot dedikuan një program të veçantë mësimor, të quajtur “Open Day”.

E thënë ndryshe, një prezantim interaktiv i kurrikulave, përmes interpretimeve dhe punimeve të studentëve aktualë të secilit program.

Arsyeja dhe qëllimi? Për të afruar të gjithë ata që kanë interes për studiuar në këtë institucion, dhe për të kuptuar nga afër se çfarë ofron, në një kohë kur edhe ky universitet po përballet me rënie të numrit të studentëve.

Programi “Open Day” synon të bëhet traditë në këtë institucion, ndërsa ka për qëllim që përmes konkurseve të mundësojë integrimin e studentëve në tregun e punës.

Ekspozita, performanca nga studentët e muzikës dhe prezantimi me atelierët dhe praktikat e punimeve ishte ajo çfarë u bë sot, ndërsa nesër aktiviteti do të kulmojë me me konkursin “Ymer Skenderi” që do të përzgjedhë instrumentistët më të mirë të rinj.

Tv Klan