Pas pensionistëve dhe shtresave në nevojë, Sali Berisha premton se përfitues të kartës së konsumatorit do të jenë edhe studentët. Gjatë një takimi që zhvilloi me pedagogë e studentë, ai tha se pas ardhjes në pushtet do t’u rimbursohet 100% TVSH-ja për produktet bazë të shportës.

“Do fusim në përdorim kartën e konsumatorit, por studentët s’mund të mos jenë përfitues njëlloj si këta të tjerët.”

Por ky nuk është i vetmi premtim që kreu i demokratëve bëri për studentët.

“Minimumi jetik do aplikohet për çdo student 200 Euro, karta e studentit do pasurohet me një seri letësirash të tjera.”

Teksa e cilësoi arsimin si çështjen më serioze të kombit, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik.

“Solli ligjin për të shpallur veten kryetar shkence.”

Për të, piramida më e madhe në historinë e arsimit është premtimi i pambajtur i Kryeminsitrit Rama në këtë sektor.

Berisha hodhi akuza edhe në adresë të Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, ndërsa studentët e të pranishëm në takim njoftuan në 19 Dhjetor një protestë për mospëmbushjen e premtimeve të “Paktit për Universitetin”.

Tv Klan