Vedat Muriqi do të udhëheqë sulmin e Kosovës për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Dardanët përballen me Rumaninë më 15 Nëntor në transfertë, e tri ditë më vonë presin Lituaninë.

Në përfaqësuese rikthehet edhe Bersant Celina, ndërsa risia është sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja.

Paraqitjen e mira me blutë dhe golat e shënuar, kanë bindur trajnerin Franko Foda që ta grumbullojë.

I gjithë fokusi është te ndeshja në Bukuresht ndaj rumunëve, që do të vendosë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C.

Rumania udhëheq në grup me 12 pikë, tri më shumë se Kosova. Rumanët i mundën dardanët në Prishtinë me rezultatin 3-0 më 6 Shtator dhe për ta kaluar në renditje, Kosovës i duhet fitore më e thellë.

Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni Amir Rrahmani do të jetë për këto dy sfida, ndërsa pëveç Muriqit në ofensivë janë thirrur edhe Edon Zhegrova e Milot Rashica.

Tekniku Foda nuk grumbuloi Ermal Krasniqin dhe Emir Sahitin të dëmtuar.

Muriqi mungoi në dy takimet e tetorit për Kosovën si pasojë e një dëmtimi. Por ai ka nisur që të luajë te Majorka dhe për përballjen e 15 Nëntorit në Bukuresht pritet që të jetë gati për të udhëhequr sulmin dardan.

Klan News