Ecuria e Liverpulit në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë, e prapë trajneri Arne Slot e ka gjetur një repart ku ai mendon se duhet që të bëjë përforcime! Në 29 javë të luajtura, të kuqtë kanë humbur vetëm një ndeshje. Por drejtuesit duan një ekip perfekt, e po monitorojnë përforcime të mundshme.
Sipas ‘TuttoJuve’, Liverpool është i interesuar për të blerë në merkaton e verës mesfushorin Morten Frendrup nga Genoa.
Kryesuesit e Premier Ligës mund të firmosin edhe me Marc Guehi nga Krystal Palace, ndërkohë që po ndjekin me vëmendje ecurinë e Frendrup dhe janë gati që të ofrojnë 30 milion € për kartonin e tij.
Por danezi pëlqehet edhe nga Juventusi, nisur nga karakteristikat e tij për të bërë presion dhe për t’u marrë topin rivalëve. Nga të dyja klubet pëlqehet dinamizmi i 23-vjeçarit si edhe aftësia e tij për të kontrolluar mesfushën.
Për më tepër që mosha e tij e re, lë vend për më shumë përmirësim të aftësive të tij. Frendrup ka luajtur në total 119 ndeshje për Xhenoan që nga transferimi i tij në 2022. Ai ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 6 asiste në këto sfida.
Klan News