Jennifer Lopez ka hequr dorë nga përpjekjet për të shpëtuar martesën e saj me Ben Affleck. Mes thashethemeve se dyshja po shkon drejt divorcit, një burim thotë për “Daily Mail” se ylli i popit ndjen se nuk mund të bëjë asgjë më shumë për të shpëtuar lidhjen.
Arsyeja kryesore e këtij vendimi është se aktori ishte ishte gjithmonë i mërzitur dhe negativ.
Jennifer është e trishtuar për përfundimin e martesës së saj, por po përpiqet ta bëjë më të mirën duke kaluar kohë me binjakët e saj Max dhe Emme dhe duke bërë plane të reja për vitin 2025.
Një nga këto plane të reja është rifillimi i turneut të saj “This Is Me…” për verën e vitit 2025 kur ajo do të mbushë 56 vjeç. Ajo anuloi turneun e 2024-ës që ishte planifikuar të fillonte në korrik.
Klan News