Jennifer Lopez është emocionuar në skenë pasi u “shpall” sërish beqare. Gjatë një koncerti në Adu Dhabi, 55-vjeçarja u prit me duartrokitje nga publiku. Ndërkohë që vendosi dorën në kraharor në shenjë falënderimi mezi mbajti lotët.
“Tani më bëtë të ndjehem vetvetja”, tha ajo. Reagimi i saj është bërë viral në rrjetet sociale. Ku në një video shihet e mallëngjyer, duke hedhur vështrimin drejt publikut.
Momenti i veçantë erdhi pasi Lopez mori sërish statusin e beqares pas divorcit të stërpërfolur me Ben Affleck më 6 Janar. Në event ajo u pa e veshur me një “jumpsuit” ngjyrë kaf të dekoruar me xixa.
Lopez fillimisht bëri kërkesë për divorc në përvjetorin e tyre të dytë të martesës, më 20 Gushtë të vitit që lamë pas./tvklan.al