Agjencia italiane e lajmeve ANSA në një artikull “Të miturit dhe telefonët inteligjencë, vala e ndalimit po shtohet në gjithë botën”, zbulon se mbyllja e rrjeteve sociale mund të jetë zgjidhja e duhur për të mbrojtur fëmijët nga efektet negative që ato u shkaktojnë shëndetit të tyre.
Artikulli i referohet një eksperimenti të bërë me nxënësit e klasës së 8 në një shkollë të ciklit të ulët në Eseks të Anglisë. Eksperimenti përfshin një seri dokumentarësh të formatit “Reality”, ku fëmijëve iu ndalua për 3 javë të përdornin smartfonët.
Një pjesë e madhe e tyre i përdornin ato deri në 9 orë në ditë dhe kishin shfaqur shenja të një varësie të rëndë, kryesisht ankth e depresion. Por rezultatet e këtij eksperimenti janë befasues.
Nga konkluzionet del se pas 3 javësh pa telefonë, depresioni dhe anthi iu reduktuan me 17% ku adoleshentët patën përmirësim me 3% të kujtesës dhe shfaqën shenja lumturie, duke shpenzuar më shumë kohë duke u argëtuar si me njëri-tjetrin, ashtu edhe me prindërit.
Ishte Australia së fundmi e cila miratoi ligjin për bllokimin e rrjeteve socilale për të miturit. Vendimi për të mbyllur Tik Tok-un u ndërmorr edhe nga kryeministri Edi Rama në Shqipëri, dhe masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe në SHBA, Francë, Indi, Kanada etj.
Për ekspertët kjo rritje e çrregullimeve mendore tek fëmijët, rritja e shtrimeve në spital nga ataku i panikut përbën një epidemi të vërtetë të shëndetit mendor që nuk duhet nënvlerësuar aspak. Ansa shkruan se që nga ardhja e mediave sociale në mesin e viteve 2010, Facebook, ËhatsApp dhe tani Tik Tok i kanë shkëputur të rinjtë nga konteksti i tyre social dhe i kanë çuar në një botë të huaj dhe potencialisht të rrezikshme.
Klan News