Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka ndikuar në mënyrë direkte edhe tregjet ndërkombëtare të arit të zi.
Menjëherë pasi Irani vendosi të sulmojë me raketa Izraelin, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare pësoi një rritje të konsiderueshme.
Më konkretisht, në bursën e Teksasit një fuçi naftë e paparpunuar shitet me afro 71.5 Dollarë nga 66.5 Dollarë që ishte një ditë më parë.
Të njëjtin trend ka ndjekur edhe bursa e Londrës ku një fuçi naftë po shitet me afro 75.2 Dollarë nga 70 Dollarë që u shit të martën.
Tv Klan