I dërguari i ri i SHBA në Siri, ka thënë se ka “shumë dëshmi” se forcat qeveritare siriane po përgatiten të përdorin armë kimike në Idlib.
Jim Jeffrey tha se një sulm i parashikuar do të ishte një “përshkallëzim jo i mirëmenduar”, raporton Reuters. Qeveria siriane ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.
Avionët rusë kanë bombarduar zonat rebele në rajonin veriperëndimor, ndërsa trupat janë grumbulluar për sulmin e pritshëm.
Kjo vjen pasi një samit do të zhvillohet të premten në Iran mes udhëheqësve të Rusisë dhe Iranit, të cilat të dy mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad dhe Turqinë, e cila ka mbështetur disa fraksione rebele.
OKB ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare nëse ndodh një sulm dhe Turqia ka frikë për ardhjen e një fluksi të ri refugjatësh përgjatë kufirit të saj.
“Jam shumë i sigurt se ne kemi arsye shumë të mira për t’i bërë këto paralajmërime”
, tha Jeffrey në intervistën e tij të parë që kur u emërua.
“Çdo sulm do të konsiderohet nga ne si një përshkallëzim i pamatur. Ka shumë dëshmi se armët kimike janë duke u përgatitur
”. Ai nuk dha detaje më tepër detaje për dëshmitë të cilave iu referohej./tvklan.al