Atentatori i dytë i Donald Trump, Ryan Routh 58 vjeç, i identifikuar tashmë si një aktivist pro Ukrainës, rezulton se ka shkruar një libër pikërisht për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sky News raporton se librin ai e shkroi pas udhëtimit në Ukrainë, ku kishte shkuar për të rekretuar luftëtarë të huaj në mbështetje të Ukrainës.

58-vjeçari e kishte nxjerrë librin në shitje në Amazon për një çmim prej 2.99 Dollarë dhe titullohej “Lufta që nuk fitohet nga Ukraina”.

Në libër ai shkruante se si pas qëndrimit të tij 5 muaj në Ukrainë, dështoi të arrinte synimin e tij.

Hoqa dorë dhe u largova. Jam i dështuar, jam hipokriti që do që bota të ndryshojë, por që e le komunizmin të më dhunojë, të më lodhë dhe të më dërgojë në shtëpi. Vetëm 5 muaj dhe largohem për në shtëpi, as me baltën e parë, as me plumbin e parë, jam i mundur dhe i rraskapitur”, shkruan ai ndër të tjera.

Ryan Routh 58 vjeç është arrestuar nga policia pasi u gjet i armatosur i fshehur në një shkurre pranë fushës së golfit të Donald Trump. /tvklan.al