Atentatori i Donald Trumpit ishte pikasur si një individ i dyshimtë nga Shërbimet Sekrete që një orë para se ai të qëllonte ndaj kandidatit republikan.
Detaji u bë publik nga mediat amerikane, pas raportimin me dyer të mbyullura që zyrtarë të sigurisë së Shteteve të Bashkuara bënë para përfaqësuesve të Dhomës së Ulët dhe Senatit amerikan mbi ngjarjen.
Sipas televizionit Fox News, agjentët e kishin vënë re 20-vjeçarin që mbante me vete një çantë të madhe dhe që përpiqej të ngjitej në çatinë e ndërtesës nga ku qëlloi.
Megjithatë, askush nuk di të japë përgjigje përse ai nuk u ndalua. Hetuesit thanë se Kruks e kishte vizituar vendin e ngjarjes, të paktën një herë para atentatit, ndërsa para sulmit kishte postuar në rrjetet sociale një koment ku ftonte ndjekësit të shihnin atë që e konsideronte “premierën e tij”.
Ai e kishte marrë pushim ditën e ngjarjes, pasi i kishte thënë shefit se kishte diçka për të bërë.
Hetuesit, megjithatë, nuk kanë arritur motivet që e shtynë 20-vjeçarin të ndërmerrte këtë hap, ndonëse kontrolluan të gjitha pajisjet elektronike të tij, ku gjetën edhe foto dhe video ku shfaqej Donald Trump.
Drejtuesja e Shërbimeve Sekrete, e cila do të dëshmojë javën tjetër për këtë çështje përpara kongresmenëve, u shfaq në Miluoki në ndërtesën ku zhvillohet konventa republikane, për të mbikqyrur personalisht sigurinë e ish-Presidentit Tramp dhe të pranishmëve.
Por ajo u prit me kritika të ashpra nga disa senatorë të cilët i thanë se këtë duhej ta bënte edhe në tubimin ku u plagos Trumpi.
Në ditën e tretë të konventës republikane, të pranishmit u solidarizuan me Donald Trumpin dhe mbanin të fashuara veshin e djathtë.
Tv Klan