Një i ri humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të premteje në Prrenjas, pasi u përplas nga një automjet. Viktima, sipas policisë, është një këmbësor 25-vjeçar me iniciale M.K. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.
I riu u përplas nga një automjet që drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale A.H. Ky i fundit u largua nga vendngjarja, megjithatë policia u vu në ndjekje të tij duke e arrestuar. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë./tvklan.al